Pavarësisht se koka i ishte prerë, ajo vazhdonte të jetonte dhe të ushqehej, e kjo kishte shtyrë pronarët e fermës që ta dërgonin për studim. Tom Smulders, drejtor i Neuroshkencës Evolucionale në Universitetin e Newcastle, kishte thënë se kjo s’ishte aq e vështirë të shpjegohej.
“Truri është kryesisht i përqendruar në pjesën e pasme të kafkës, pas syve të pulës. Raportet tregojnë se sqepi, fytyra dhe veshi i Mike u hoqën, por 80 për qind e trurit ende ishte aktiv, duke mundësuar që të kontrollohej trupi, rrahjet e zemrës, frymëmarrja dhe tretja”, thuhej në shpjegimin e ekspertit.
Çifti më pas u kujdes për pulën duke e ushqyer me ujë dhe me ushqim të lëngshëm. Ajo është futur në histori.