FermaVIPShowBizzz

“Historia më e frikshme për mua”, Xhesika rrëfen momentin trishtë të nënës së saj: Dëshmova frymën e fundit!

Mes lotësh dhe emocionesh, këngëtarja Xhesika Polo është kthyer pas në kohë dhe ka kujtuar momentin më të frikshëm dhe më të trishtë të jetës së saj.

Xhesika ka kujtuar momentet e fundit të nënës së saj, duke shtuar se këtë peshë kaq të madhe ka dashur ta mbaj vetë, edhe pse ka qenë vetëm 22-vjeç.

26 shkurt, 2020 në një dhomë të bardhë, një vajzë 22-vjeçare, vetëm, dëshmoi frymën e fundit të mamasë së saj. Kjo ka qenë historia më e frikshme e jetës time dhe kam dashur unë ta mbaj si peshë. Kam nxjerrë çdo njeri nga dhoma dhe është kujtimi i fundit që kam me mamin tim. Jam shumë e lumtur që e kam bërë, pavarësisht se nuk do ja uroja askujt, por kjo është historia më e frikshme e jetës time”, tha Xhesika.

Historia e saj ka prekur edhe fermerët e tjerë, të cilët në shenjë respekti e kanë duartrokitur./vizionplus.tv

View this post on Instagram

A post shared by Tring TV (@tring_albania)