Historia e Punch, një makak i vogël që lindi në korrikun e kaluar në një kopsht zoologjik në Japoni, ka prekur zemrat e mijëra njerëzve në mbarë botën.
I braktisur nga nëna e tij, ai u bë i njohur përmes videove ku shfaqej i izoluar nga grupi dhe shpesh objekt i sjelljeve agresive nga majmunë më të mëdhenj.
Pamjet ku Punch kërkonte ngushëllim duke përqafuar një lodër prej pelushi u bënë virale në rrjetet sociale, duke emocionuar miliona përdorues.
