Lajme

Historia tronditëse e dy fëmijëve jetimë nga Elbasani, babai vrau veten pas problemeve ekonomike (Video)

“Për Shqiptarët” ka tronditur publikun sot me historinë tragjike të familjes nga Elbasani, ku babai 39-vjeçar i dha fund jetës pas probleme ekonomike, duke lënë gruan dhe dy fëmijët e mitur.

Në kushte të vështira ekonomike, gruaja e ve detyrohet të kthehet te familja e saj, që po ashtu jeton në kushte të tejet të vështira.

Por sot kjo familje mori lajmin e madh në “Për Shqiptarët”, ku një çift i ka dhuruar një shtëpi në qytetin e Elbasanit, për t’u ringritur edhe një herë dhe për t’ia nisur nga e para.