LifeStyle

Historia – ‘U takuam në një vaki dhe…më propozoi’/ Ana Lika zbulon se si nisi dashuria me Bjordi Mezinin

Aktorja Ana Lika rrëfeu për herë të parë historinë e takimit dhe lidhjes së saj me regjisorin Bjordi Mezini. Njohja e tyre nisi në televizion, ndërsa më pas puna dhe bashkëpunimet profesionale i afruan më shumë.

Ana tregoi se fillimisht nuk kishte ndjenja të veçanta për Bjordin:

“Nuk besoj që ishte dashuri me shikim të parë. Nuk e kam pasur qejf. Mbaj mend takimin e parë me Bjordin, ku ka qenë i ftuar në ‘Pa limit’. Nuk më pëlqeu dhe unë e urreva.”

Sipas saj, gjithçka ndryshoi pas disa vitesh, kur Bjordi i propozoi një rol gjatë një vakie ngushëllimi:

“I thashë ‘patjetër’ dhe i jap adresën e e-mail. Prita skenarin dhe hiç. Pas shumë vitesh më vjen një telefonatë dhe më propozojnë një rol që e pranova. Shkova dhe atje gjej Bjordin në tavolinë. E pranova rolin, filluam të kishin probleme si aktor-regjisor.”- u shpreh Ana për Goca dhe Gra.

Aktorja theksoi gjithashtu se lidhja e tyre fillimisht ishte hermetike:

“Mendoj që ishte dhe zgjedhje e Bjordit në heshtje që lidhja jonë ishte hermetike. Ne u gjendëm shumë mirë bashkë pasi punonim dhe bashkë.”

Ana foli edhe për ndryshimin që i ka sjellë jeta familjare, duke përmendur vajzën e tyre: “Vajza jonë më ka ndryshuar 100% si njeri.”

Të Ngjashme