Kuriozitete

Historia virale në Itali: Vogëlushi shqiptar ka lexuar 125 libra në vit

Ai është vetëm pesë vjeç, nuk ka shkuar ende në shkollë, por asnjëra prej këtyre nuk është mjaftueshëm arsye që ta pengojë Mattia Mehdihoxhën në dëshirën për të lexuar sa më shumë.

Gazeta “La Repubblica” thotë se vogëlushi me origjinë shqiptare ka huazuar nga biblioteka e qytezës ku jeton plot 125 libra brenda një viti. Mesatarisht, ai ka shkelur në bibliotekë çdo tre ditë, me dëshirën për t’u njohur me botime të reja dhe për të lexuar secilin libër prej tyre.

Italianët e quajnë një histori suksesi, sesi një vogëlush vetëm 5 vjeç ka kaq shumë kuriozitet dhe dëshirë për të lexuar.

Personi që i dha medaljen vogëlushit është këshilltari i kulturës së bashkisë në Montemurlo, i cili i dhuroi çdo fëmije një libër të ri që ata të vazhdojnë të ushqejnë dëshirën për të lexuar dhe zbuluar histori të reja: “Mattia nuk shkon ende në shkollë, por tashmë di të lexojë. Në të vërtetë, ai ka një pasion të shfrenuar për të lexuar. Mattia-s i pëlqen të zbulojë histori dhe të shfletojë faqet e librave, aq sa ka huazuar 125 libra për një vit nga biblioteka e qytetit,” u shpreh Giuseppe Forastiero. Fundjavën e kaluar vogëlushi fitoi çmimin “Lexuesi i Vitit”, një trofe që biblioteka “Bartolomeo Della Fonte” ua ndau lexuesve më të zellshëm dhe besnikë. Gjatë ceremonisë, u shpërblyen edhe fëmijë të tjerë më të mëdhenj, si Penelope Bruno, një 13-vjeçare që huazoi 95 libra dhe Duccio Vannoni, një 14-vjeçare, e cila huazoi 79 vëllime gjatë vitit.