Horoskopi

Horoskopi, astrologu Jorgo Pulla zbulon parashikimin për 12 shenjat e zodiakut

Dashi
Dita sjell rishikim të çështjeve ligjore dhe ekonomike. Kujdes me kontratat afatgjata dhe vendimet impulsive. Në dashuri ka mundësi të mira, sidomos për lidhje serioze dhe stabilitet emocional.

Demi
Periudhë pozitive për udhëtime, takime dhe çështje familjare. Në punë mund të lindin mundësi të reja dhe zhvillime të rëndësishme financiare. Dashuria stabilizohet gradualisht.

Binjakët
Mos u ndikoni nga fjalët apo thashethemet. Heshtja dhe durimi do të jenë arma juaj më e fortë. Në karrierë vijnë ndryshime të rëndësishme dhe mundësi të reja profesionale.

Gaforrja
Pas një periudhe të lodhshme, vijnë zgjidhje dhe qartësi. Është momenti për të mbyllur çështje të së kaluarës dhe për të ndërtuar stabilitet në punë dhe në dashuri.

Luani
Hëna në shenjën tuaj ju bën më emocionalë dhe më të ndjeshëm ndaj energjive përreth. Kujdes me nxitimin dhe me drejtimin e makinës. Në punë dhe karrierë mund të merrni lajme pozitive.

Virgjëresha
Një fundjavë intensive, por produktive. Çështjet ekonomike dhe profesionale marrin drejtim pozitiv. Takime dhe bisedime të rëndësishme do të japin rezultate konkrete.

Peshorja
Koha është në favorin tuaj për të zgjidhur probleme dhe për të marrë vendime të rëndësishme. Kujdes vetëm me debatet dhe tensionet emocionale.

Akrepi
Mund të rikthehen në vëmendje disa çështje të vjetra pune apo biznesi. Kontrolloni dokumentet dhe mos lini asgjë pa verifikuar. Në dashuri ka zhvillime pozitive.

Shigjetari
Ndryshime të rëndësishme në punë dhe mundësi për lëvizje apo udhëtime. Periudha favorizon karrierën dhe projektet afatgjata.

Bricjapi
Planet që keni janë premtuese, por mos i ekspozoni ende. Kjo periudhë kërkon kujdes dhe korrektësi. Një lajm i mirë mund të vijë nga larg.

Ujori
Kujdes me ekonominë dhe dokumentacionet. Mos nxitoni në blerje apo investime të rëndësishme. Fundjava ju ndihmon të kuptoni më qartë drejtimin që duhet të merrni.

Peshqit
Edhe pse emocionalisht të lodhur, kjo periudhë sjell mundësi të mëdha për zgjidhje, stabilitet dhe fitore në çështje pune apo ligjore. Mos u ndikoni nga fjalët e të tjerëve.

Të Ngjashme