Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Kjo e mërkurë është shumë sfiduese si nga pikëpamja emocionale ashtu edhe nga ajo praktike, por mos u dekurajoni. Për sa i përket punës, shtrëngoni, pushimet janë afër.
Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Nuk jeni plotësisht të kënaqur në dashuri, por duhet të përpiqeni të kuptoni se ku është problemi. Në punë është një nga ato ditët ku çdo gjë duket se po shkon keq, tregoni gjithë durimin tuaj.
Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Është më mirë të mos e humbni durimin nëse nuk e keni ende të dashurin dhe punën e ëndrrave tuaja. Duhet të ndërtojmë rrugët hap pas hapi dhe për momentin, të shijojmë pushimet. Mos u dëshpëroni, puna do ju bëjë shoqëri edhe gjatë pushimeve.
Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Keni kujdes në dashuri sepse ka pak pakënaqësi. Në punë jeni të respektuar nga të gjithë, vazhdoni kështu. Demonstroni vlerën tuaj dhe sigurohuni që besimi i vendosur tek ju të shpërblehet dhe meritohet gjithmonë.
Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Në këto ditë ajo që dukej thjesht një miqësi mund të shndërrohej në diçka më shumë. Në punë duhet t’i kushtoni vëmendje kolegëve.
Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Në dashuri ka disa dyshime, por duhet të kuptoni sa më shpejt për kë rreh zemra juaj. Në punë nuk është dita më e mirë por nga kjo e mërkurë do jetë më mirë. Do të rifilloni bisedat që u pezulluan dhe u lanë me faj përgjysmë. Do të shihni që shumë gjëra rregullohen më shpejt se sa pritej.
Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Ka ardhur koha për të marrë vendime të rëndësishme për të ardhmen tuaj. Ju nuk jeni të kënaqur me atë që keni dhe synoni të bëni një ndryshim në jetën tuaj nga çdo këndvështrim. Në punë, mos u mbyllni, por jini të hapur për diskutim me të tjerët.
Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Nuk duhet të rrezikoni të humbisni veten në dashuri. Jeni pak të stresuar në punë por pushimet tuaja të merituara do të vijnë së shpejti. Përveshni mëngët dhe do të shihni që së shpejti gjithçka do të jetë mirë.
Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Në dashuri do të nisë një fazë e re ndryshimesh. Në punë duhet të vendosni se çfarë do të bëni vitin e ardhshëm. Nga ana tjetër, duhet të jemi largpamës dhe të mos presim momentin e fundit.
Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Tani për tani jeni në një fazë verifikimi të ndjenjave dhe në punë prisni të merrni përgjigje. Ju nuk jeni të kënaqur me të tashmen tuaj, atëherë angazhohuni për të përmirësuar të ardhmen. Gjërat e mira nuk ndodhin kurrë vetëm apo rastësisht.
Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Nuk jeni shumë të kënaqur me jetën tuaj private, ka diçka për të rishikuar. Në punë së shpejti do të merrni një propozim mjaft interesant. Nëse diçka nuk shkon ashtu siç dëshironi, sigurohuni që të ndryshoni letrat në tavolinë.
Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Për ju dashuria është gjithmonë më e rëndësishme se karriera, ndaj shijoni këto ditë festive me njerëzit që doni më shumë. Në punë jeni duke kaluar nëpër ndryshime.