LifeStyle

Horoskopi ditor, për ditën e enjte 5 shkurt 2026

Dashi

Sot do të keni disa pengje për të shkuarën, megjithatë do përpiqeni t’i fshihni dhe të shfaqni humor të mirë. Është e rëndësishme të përpiqeni ta lini pas atë që ka kaluar. Nëse jeni në një lidhje, partneri do t’ua bëjë çdo moment fantastik dhe do ju duket sikur jeni në qiellin e shtatë. Sytë do ju shkëlqejnë gjatë gjithë kohës dhe do ndiheni të përmbushur emocionalisht. Ju beqarët do e adhuroni pavarësinë dhe nuk do ndiheni gati për të sakrifikuar lirinë tuaj. Do merrni ftesa nga disa persona të rrethit profesional, por nuk do i pranoni sepse do preferoni të ruani distancën. Në punë nuk do keni besim të plotë tek vetja dhe kjo mund t’ju pengojë të realizoni objektivat. Gjendja e financave do bëhet gjithnjë e më delikate sepse do investoni pa marrë parasysh rrezikun.

Shëndeti: Stresi emocional mund t’ju lodhë më shumë se zakonisht, ndaj përpiquni të gjeni kohë për pushim dhe qetësi mendore.

Këshillë: Mos merrni vendime të rëndësishme financiare sot. Jepini vetes kohë për të menduar më qartë.

Demi

Mërkuri do ju shtyjë të mendoni mënyra të reja për të përmirësuar të përditshmen. Sot mund të ndiheni të frymëzuar për të eksperimentuar dhe për të provuar gjëra të reja. Nëse jeni në një lidhje, partneri do jetë dakord t’ju ndjekë kudo dhe kjo do ju bëjë të ndiheni të mbështetur dhe të vlerësuar. Nuk do mungojnë as çastet e zjarrta dhe pasionante që do forcojnë lidhjen tuaj. Nëse jeni beqarë, për momentin situata sentimentale do mbetet e qetë. Nuk ka ardhur ende koha e përshtatshme për ndryshime të mëdha në këtë drejtim. Në punë ekziston rreziku që situata të jetë e paqëndrueshme. Mundohuni të reflektoni dhe të përqendroheni sa më shumë tek gjërat thelbësore, sepse përndryshe gjithçka mund të marrë tatëpjetën. Paratë, për fat të mirë, do mbeten në gjendje të mirë.

Shëndeti: Kujdesuni për ritmin e përditshëm dhe mos e teproni me lodhjen fizike. Trupi ka nevojë për balancë.

Këshillë: Përqendrohuni tek prioritetet dhe mos shpërndani energjinë në shumë drejtime njëherësh.

Binjakët

Marsi dhe Mërkuri do ju bëjnë të keni reagime të forta gjatë kësaj dite, sidomos në ambientin familjar. Mundohuni të tregoheni më të moderuar nëse nuk doni të krijoni probleme serioze. Nëse jeni në një lidhje, është e nevojshme të shtoni dozat e imagjinatës dhe të sillni risi, sepse rutina mund të bëhet mbytëse dhe destabilizuese për marrëdhënien. Ju beqarët do jeni më të mbyllur dhe nuk do gjeni guximin të njiheni me disa persona që do ju ftojnë. Në punë, yjet do ju bëjnë shumë më kreativë dhe me fat. Gjithçka do ju realizohet ashtu siç e keni planifikuar dhe kjo do ju japë më shumë vetëbesim. Me shpenzimet mos u tregoni të palogjikshëm, sepse përndryshe problemet financiare mund të bëhen të mëdha.

Shëndeti: Nervozizmi mund të ndikojë tek gjumi dhe përqendrimi. Përpiquni të qetësoheni para se të reagoni.

Këshillë: Numëroni deri në dhjetë para se të flisni në momente tensioni. Kjo do ju ndihmojë të shmangni keqkuptime.

Gaforrja

Disa pengesa në rrugën e realizimit të projekteve do ju dalin gjatë kësaj dite. Vërtet do ndiheni të pasigurt herë pas here, por është shumë e rëndësishme të ruani besimin tek vetja dhe tek aftësitë tuaja. Nëse jeni në një lidhje, do i qëndroni besnikë partnerit dhe për asnjë arsye nuk do e braktisni atë që keni në krah. Ju beqarët ka shumë mundësi të përqendroheni aq shumë tek puna, saqë as nuk do ju shkojë në mendje dashuria. Në punë përgatituni për vështirësi, sepse asgjë nuk do jetë e lehtë sot. Megjithatë, nuk duhet ta lëshoni veten dhe duhet të vazhdoni përpara me këmbëngulje. Financat mund të përkeqësohen vetëm nëse kryeni shpenzime të pamatura.

Shëndeti: Lodhja mendore mund të ndihet më fort se zakonisht. Pushimi dhe ushqimi i rregullt do jenë shumë të rëndësishëm.

Këshillë: Mos e ngarkoni veten me gjithçka njëherësh. Bëni gjërat hap pas hapi.

Luani

Merrini gjërat ashtu si t’ju vijnë sot dhe dëgjoni më shumë zemrën sesa arsyen. Nëse jeni në një lidhje, ka shumë gjasa që ëndrrat tuaja të bëhen realitet. Tensioni do shuhet përfundimisht dhe partneri do bëjë gjithçka që ka në dorë për t’ua plotësuar dëshirat. Ju beqarët do keni një ditë më të bukur nëse i shprehni ndjenjat më hapur. Mbrëmja pritet të jetë edhe më intensive dhe plot emocione. Në punë çdo gjë do ju ecë mirë. Nuk do lodheni dhe nuk do stresoheni, gjë që do ju ndihmojë të ruani energjinë pozitive. Për financat duhet të jeni edhe më të kujdesshëm, sepse situata mund t’ju dalë jashtë kontrollit në një moment të papritur.

Shëndeti: Energjia do jetë e mirë, por mos e teproni me ritmin. Trupi ka nevojë edhe për pushim.

Këshillë: Shijoni suksesin, por mos harroni të kurseni për të ardhmen.

Virgjëresha

Intuita nuk do funksionojë siç duhet gjatë kësaj dite dhe herë pas here nuk do dini si të veproni. Nëse keni një lidhje, mos u tregoni shumë mosbesues ndaj partnerit. Nëse e kontrolloni në çdo hap, ai me të drejtë mund të mërzitet dhe të ndihet i kufizuar. Ju beqarët do filloni të pëlqeni një koleg pune. Edhe ai ka kohë që ju pëlqen, por nuk ua ka shprehur këtë nga frika se mund të humbasë edhe miqësinë tuaj. Në punë, lëreni mënjanë imagjinatën tuaj të zhvilluar dhe kthehuni më shumë në realitet. Merrni masa që askush të mos ndërhyjë në planet që keni bërë. Për sektorin e financave, dita e sotme do jetë e mrekullueshme. Megjithatë, mos u tregoni impulsive me shpenzimet, sepse situata mund të ndryshojë shumë shpejt.

Shëndeti: Mund të ndiheni më të lodhur mendërisht. Kujdesuni për orarin e gjumit dhe për ushqimin.

Këshillë: Mos dyshoni pa arsye. Komunikimi i hapur do ju ndihmojë më shumë se kontrolli.

Peshorja

Gjatë kësaj dite do tregoni shumë kujdes për imazhin tuaj dhe për mënyrën se si paraqiteni përpara të tjerëve. Për këtë arsye, mund të vendosni të mbani larg disa persona që i konsideroni të dëmshëm për ekuilibrin tuaj. Ju që jeni në një lidhje do keni një ditë të mbushur me ndodhi të këndshme. Së bashku me partnerin do bëni plane për të ardhmen dhe do ndiheni më të sigurt për rrugën që po ndiqni. Bëni vetëm kujdes që këto emocione të forta të mos ju bëjnë të humbisni drejtimin apo objektivitetin. Ju beqarët do filloni të pëlqeni dikë që e njihni prej kohësh, por që më parë nuk e keni parë me këtë sy. Në punë dita do jetë e qëndrueshme dhe pa probleme serioze. Vazhdoni të tregoheni të kujdesshëm dhe të mendoheni gjatë para se të veproni. Në planin financiar, kënaquni me ato që do ju sjellin planetët. Nëse do kishit më shumë para, do kishit edhe më shumë dëshirë për të shpenzuar.

Shëndeti: Kujdesuni për ekuilibrin mendor dhe për lodhjen emocionale. Një pushim i shkurtër do ju ndihmojë të rifitoni qetësinë.

Këshillë: Mos merrni vendime vetëm mbi bazën e emocioneve. Mbani gjithmonë parasysh arsyen dhe logjikën.

Akrepi

Sot do preferoni të jeni gjithmonë ju ata që thoni fjalën e fundit. Do ndiheni më superiorë dhe me më shumë besim tek vetja. Nëse jeni në një lidhje, më në fund do afroheni më shumë me partnerin dhe do i shprehni hapur të gjitha ato që keni menduar prej kohësh. Kjo do sjellë më shumë sinqeritet dhe thellësi në marrëdhënie. Nëse jeni ende vetëm, mos kërkoni të bëni asgjë me ngut, sepse situata mund t’ju dalë jashtë kontrollit dhe mund të përjetoni zhgënjime. Në punë duhet të bëni gjithçka për të vënë edhe më në pah vlerat tuaja. Vetëm në këtë mënyrë do i kënaqni shefat dhe do arrini atë që dëshironi. Për financat do jetë një ditë delikate dhe nuk do mund të kryeni shpenzime të mëdha.

Shëndeti: Tensioni i brendshëm mund t’ju ndikojë në presionin e gjakut ose në lodhjen fizike. Mundohuni të qetësoheni.

Këshillë: Mos u përpiqni të kontrolloni gjithçka. Ndonjëherë lënia e gjërave të rrjedhin natyrshëm është zgjidhja më e mirë.

Shigjetari

Gjatë kësaj dite do keni shumë vullnet dhe dëshirë për të vendosur paqen dhe për të rregulluar marrëdhëniet me të tjerët. Gjithçka për ju do ecë më së miri dhe do ndiheni më optimistë. Nëse keni një lidhje, dëshira për të pasur një marrëdhënie të qëndrueshme do ju bëjë të merrni më shumë parasysh edhe dëshirat e partnerit. Edhe pse këtë duhej ta kishit bërë më herët, përsëri nuk është vonë për të përmirësuar situatën. Ju beqarët do keni takime, por do ëndërroni më shumë sesa duhet dhe kjo mund t’ju sjellë zhgënjim. Për pasojë, mund të ndiheni të mërzitur. Në punë do jeni shumë të zotët dhe do keni arritje të jashtëzakonshme. Nga ana tjetër nuk do ju mungojë as maturia dhe durimi. Financat do jenë në përgjithësi të mira, por nëse do bëni shpenzime, mendohuni mirë sa para do harxhoni.

Shëndeti: Energjia do jetë e mirë, por mos e shpërdoroni. Kujdesuni për orarin e gjumit.

Këshillë: Mbani këmbët në tokë dhe mos u lini vetëm pas ëndrrave. Realiteti kërkon edhe hapa konkretë.

Bricjapi

Gjatë kësaj dite do adhuroni aventurat dhe askush nuk do ju ndalë të bëni atë që mendoni. Do ndiheni më të lirë dhe më të guximshëm në vendimet tuaja. Sektori i dashurisë, për ju që keni një lidhje, do jetë i favorizuar nga planetët. Lidhja juaj do bëhet më e qëndrueshme dhe do ndiheni shumë mirë pranë të dashurit tuaj. Ju beqarët do jeni mahnitës dhe do bëni për vete këdo që dëshironi. Do jetë një ditë shumë e bukur për njohje dhe emocione. Në punë do jeni edhe më të lirë për të bërë atë që dëshironi. Shefat do kenë besim të plotë tek ju dhe do ju besojnë një sektor vërtet të rëndësishëm. Plutoni do ju mbrojë në sektorin financiar dhe do keni shumë fat. Përfitoni sa më shumë, por tregohuni gjithmonë edhe vigjilentë.

Shëndeti: Kujdesuni për lodhjen fizike, sidomos nëse keni qenë shumë aktivë ditët e fundit.

Këshillë: Shfrytëzoni fatin, por mos harroni të planifikoni edhe për të ardhmen.

Ujori

Nën ndikimin e fortë të Hënës dhe Neptunit, sot do jeni të gatshëm të përballeni me realitetin dhe t’i jepni zgjidhje disa telasheve që ju kishin dalë më herët. Pas një periudhe jo shumë të mirë për ju që keni një lidhje, sot situata do fillojë të ndryshojë rrënjësisht. Do e dëgjoni me kujdes partnerin dhe do bëni zgjedhjet e duhura për të përmirësuar marrëdhënien. Ju beqarët do ndiheni mirë ashtu si jeni dhe nuk do bëni asgjë për ta ndryshuar statusin. Në punë duket se asgjë nuk do shkojë sipas planit. Do merrni refuzime, do keni vonesa dhe vështirësi të tjera që do ju vënë në provë durimin. Të ardhurat do i keni më në vëmendje se kurrë dhe gradualisht situata do stabilizohet. Do arrini të shlyeni edhe disa borxhe të vjetra.

Shëndeti: Stresi dhe ankthi mund të ndikojnë në përqendrim. Merrni kohë për veten.

Këshillë: Mos u dorëzoni përballë pengesave. Çdo vështirësi është një mësim për të ardhmen.

Peshqit

Sot do jeni shumë të kujdesshëm për veten dhe për ata që doni. Nuk do lejoni askënd t’ua prishë imazhin tuaj dhe të personave të zemrës. Nëse keni një lidhje, planetët do ua mbrojnë gjatë gjithë kohës marrëdhënien. Nga ana tjetër, ata do ju nxisin të përgatisni surpriza të njëpasnjëshme dhe të dy palët do ndiheni për mrekulli. Ju beqarët do merrni vendime të rëndësishme për të ardhmen dhe do ndiheni më të plotësuar emocionalisht. Jeta profesionale nuk do ecë ashtu si do dëshironit, megjithatë probleme serioze nuk do ju dalin. Tregohuni vetëm pak më të logjikshëm dhe më të duruar. Sektori i financave do jetë mjaft konfuz. Mendohuni mirë para se të hidhni çdo hap, sepse nuk është koha për të rrezikuar.

Shëndeti: Ndjeshmëria emocionale mund t’ju lodhë më shumë se zakonisht. Kujdesuni për qetësinë shpirtërore.

Këshillë: Mos u nxitoni me vendime financiare. Prisni derisa situata të bëhet më e qartë.

Të Ngjashme