Horoskopi

Horoskopi i Paolo Fox për javën nga 7 deri më 13 gusht 2023 për të gjitha shenjat

javor

HOROSKOPI I PAOLO FOX PËR JAVËN 7-13 GUSHT 2023

DASHI

Gjatë kësaj jave që nisi, do të shkoni në kërkim të emocioneve të reja dhe dashurive të reja. Dukej se është një gjë e drejtë duke qenë se në ditët në vijim takimet e reja dhe dashuritë e reja do të jenë vërtet të mbështetura nga lëvizja e yjeve, gjë që do t’ju bëjë të harroni monotoninë e një marrëdhënieje të vjetër në çift. Gjatë kësaj jave yjet do t’ju udhëheqin edhe për sa i përket shëndetit dhe punës.

DEMI

I dashur Dem, sipas horoskopit të javës së Paolo Fox, do të keni shumë energji në krahun tuaj pas një periudhe të sikletshme. Gjërat do të priren të përmirësohen gjithnjë e më shumë gjatë ditëve të ardhshme dhe sidomos javën 1ë vjen. Edhe në punë gjërat po lulëzojnë.

BINJAKËT

Të dashur Binjakë, kjo do të jetë një javë e ofruar për ju për të harruar ose në çdo rast do t’ju bëjë të harroni probleme në të cilat jeni përballur në të kaluarën. Mosmarrëveshje pritet të hasni dhe ato do të kenë të bëjnë kryesisht me marrëdhënien me partnerin/en ose me miqtë. Dikush nga këto, mund t’ju lëndojë ndjenjat.

GAFORRJA

Të dashur Gaforre, mund të ketë tension gjatë ditëve në vijim. Për sa i përket punës, ju duhet të rregulloni gjërat mbi një projekt, veçanërisht nëse punoni në ekip. Në këtë javë të dytë të muajit gusht, energjia ka filluar të ulet: trajtojeni veten me pushime ose të paktën një pauzë relaksi.

LUANI

I dashur Luan, sipas horoskopit të Paolo Fox për javën 7-13 gusht 2023, një lajm i mirë është në prag për dashurinë, shëndetin dhe punën. Një ndjenjë madje mund të lindë krejt papritur. Një horoskop optimist në çdo kuptim.

VIRGJËRESHA

Të dashur Virgjëresha, përpiquni të jeni më pak perfeksionistë në mënyrë që të lehtësohen edhe diskutimet e debatet me familjen dhe miqtë. Gjithashtu kjo do t’ju vlejë edhe sepse grindjet e vazhdueshme nuk ju ndihmojnë për shëndetin…

PESHORJA

Peshore të dashura, gjatë kësaj jave të dytë të gushtit mund të ndiheni pak si të lënë mënjanë dhe kjo nuk ju pëlqen pasi jeni shenja që në zodiak preferoni më shumë se kaq. Për sa i përket punës, nuk ka qenë një vit i lehtë deri tani, por tani është koha të mendoni vetëm për pushimet!

AKREPI

Të dashur Akrepë, sipas horoskopit të javës së Paolo Fox, jeni pak të tërhequr dhe nuk keni dëshirë të bëni asgjë. Mundohuni të relaksoheni, megjithatë, edhe me mendjen tuaj duhet të punoni dhe të mos mendoni kaq shumë për të gjitha problemet që ju shqetësojnë. Në dashuri dhe në punë tensionet do të zbuten duke nisur nga data 15 gusht.

SHIGJETARI

I dashur Shigjetar, sipas horoskopit tuaj javor, periudha e kaluar u shënua nga një punë e madhe, e cila iu largoi nga përvojat ekzistenciale. Pasi keni punuar kaq shumë, tani dëshironi që hapësirat tuaja të rikthehen që të mund të përjetoni emocione të reja.

BRICJAPI

I dashur Bricjap, kjo është javë e rëndësishme nga pikëpamja e qëllimeve që synoni të arrini, të cilat më në fund do të afrohen tek ju. Në dashuri gjithçka shkon mirë, e po ashtu dhe në punë. Dhe mos harroni se fati do t’ju buzëqeshë përsëri!

UJORI

I dashur Ujor, mendja juaj është e hutuar nga një mijë e një mendime që ju vërtiten në kokë. Ndiheni si i bllokuar. Për fat të keq për ju vjeshta e ardhshme do të jetë shumë e lodhshme ndaj tani relaksohuni dhe përpiquni të përgatiteni psikologjikisht për atë që ju pret.

PESHQIT

Të dashur Peshq, gjatë kësaj jave do të ndiheni ca nën presion veçanërisht në sferën e dashurisë. Pavarësisht kësaj, sërish gjërat do të jenë më mirë se në ditët që sapo kanë kaluar. /noa.al