Horoskopi

Horoskopi javor nga Meri Gjini: Shenja që firmos një kontratë shumë të rëndësishme të mërkurën

Astrologe Meri Gjini ka qenë si çdo të hënë në “7pa5” në Vizion Plus, ku me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova ka bërë parashikimin e Horoskopit për javën.

Dita e sotme shënon tranzitin e fundit për shtatorin. Me mërkurin te Virgjëresha është mundësia që të bëni art me fjalën. Këtë javë kemi Marsin zyrtarisht te Gaforrja dhe Mërkuri vendoset në shenjën e Virgjëreshës. Presim një trekëndësh që sjell fillimin e vjeshtës.

Ky Mërkur favorizon shumë ata që janë të zhveshur emocionalisht. Kush kërkon dhe ka nevojë për të rregulluar raporte dhe për t’i dhënë ngjyra jetës personale, nga sot i kanë të gjitha mundësitë.

Zhvillime shumë të forta pozitive të martë, të mërkurë dhe të enjte.

Dashi
Është humori ai që përcakton produktivitetin e javës. Përfshihet drejtëpërdrejtë në trekëndëshin mars-mërkuri. Është në një hyrje që i sjell zgjidhjen e çështjeve profesionale dhe çështjet e familjes. Në punë duket sikur është vështirë t’i qëndrojnë besnik agjendës. Kanë nevojë për suportin e një miku sikur edhe për të ndarë shqetësimet e tyre. Lëvizjet që nisin nga dita e nesërme, do japin rezultat shpejt.

Demi
Kjo hyrje do të ndihmojë shumë. E para në shoqëri dhe e dyta favorizon shumë ata që duan të bëjnë ndryshim adrese zyre apo shtëpie. Momenti është shumë i mbarë, nisur nga nesër e deri në datën 18 shtator. Përsa i përket ekonomisë do gjenden në vështirësi, por janë pasiguri të momentit. Qartësimi do të jetë më i thjeshtë nga mesi i javës dhe në vazhdim.

Binjakët
Duket sikur nga njëra anë zhgënjehen nga një objektiv profesioal që i kanë vendosur vetes. Por nga ana tjetër vjen diçka që është më e mirë për ata, sesa ajo që kishin dëshiruar. Ka një devijim në këndvështirmin e çështjeve profesionale që do sjell zhvillime të mira. Planeti i fatit është te Binjakët gjatë gjithë vjeshtës, kështu që shfrytëzojeni maksimalisht. Lëvizjet që kanë të bëjnë me investime jete, do të shpërblehen.

Gaforrja
Marsin e kanë te vetja. Ky mërkur i favorizon shumë. Do kenë mundësinë që në çdo lloj gjëjë që duan të përcjellin nëpërmjet fjalës, do e përcjellin me shumë besueshmëri. Gushti ka qenë me vështirësi të mëdha në raport me njerëzit që duan, prandaj kujdes me entuziasmin në përdorimin e fjalës deri të shtunën. Pjesa më e madhe e Gaforres do ketë një agjendë të ngjeshur në punë. Nga e mërkura priten ndryshime (për mirë) nga ana profesionale.

Luani
Për çështje që i përkasin detyrimeve ekonomike dhe e dyta çështjet e fëmijëve. Këto dy çështje kanë prioritet dhe kanë mbarësinë e javës. Një lajm që dëgjojnë nesër pasdite është ai që do ngjyros bukur javëm. Javë e mirë nëse e krahasojmë me fundin e gushtit.

Virgjëresha
Mërkuri është te ata sot. Lini emocionet mënjanë dhe vendosni me letër dhe lap prioritetet profesionale. Ka ardhur momenti për të shfrytëzuar bashkëveprimin e mërkurit me marsin te ata. Nga e mërkura do ishte mirë të jeni të hapur në propozime dhe diskutime. Do keni edhe mbështetje dhe suport për zhvillime hierarkike në karrierën tuaj. Ky është momenti më i mirë për të kërkuar rritje në detyrë. Për të ardhurat tregohuni inteligjent.

Peshorja
Ka Venusin dhe ka Mërkurin në familje të 12 të hartës me diellin e tyre. Kjo ka të bëjë me paraqitjen e jashtme ose me reklamimin e vetes. Pjesa më e madhe do merren me paraqitjen dhe bukurinë e tyre, si brenda dhe jashtë vetes së tyre. Është një nga mujat, që nga fundi i qershorit të 2023, ky është momenti që Peshoret vinë duke u ngritur dhe duke zbukuruar përditshmërinë e tyre. Për ata që janë në kërkim të një pune, dita e nesërme dhe pasnesër që është e pamundur që mos të realizohet. Do ketë propozime për një detyrë të lartë.

Akrepi
Kujdes në raportet familjare sot dhe të shtunën. Pjesa tjetër e javës i dedikohet rivendosjeve në drejtim të zhvillimit ekonomik. Nuk përjashtohet që të ketë një kontratë shumë të rëndësishme për Akrepat të mërkurën ose të enjten paraditë.

Shigjetarët
Këtë javë dominohet nga dy gjëra: Lëvijet dhe shoqëria. Kanë momentin e vet dhe pikën më të mirë. Lëvizjet në përgjithësi, si zyrtare apo qoftë udhëtim kanë momentin e favorizimit. Këto kontakte dhe lëvizje sjellin gjëra që janë shumë të rëndësishme për Shigjetarët. Do gjejnë ekulibrat edhe në jetën personale.

Bricjapi
Do të ankohen nga lodhja. Nga sot nisin me një tendencë për tu ankuar që kanë nevojë për çlodhje dhe distancim. Duhet të shfrytëzojnë maksimalisht këtë javë nëse dua të kenë ujdi ose të jenë më afër objektivit të tyre. Vendosja e Venusit në këtë hyrje 6 këndore me saturnin te Peshit, favorizon arritjen e një qëllimi që ka të bëjë ose me pronësi, ose me shitje-blerje.

Ujori
Më të lehtësuar me hyrjen trekëndore. Java e parë e shtatorit që ka patur probleme ekonomikë do të lehtësohet. Ka një lloj zhvillimi në lidhje me punën e tyre, me qëllim sërish zhvillimin e ekonomisë. Mërkuri me Marsin favorizon shumë studentët e shenjës së Ujorëve.

Peshqit
Hyrje e fortë pozitive e Venusit me Saturnin te vetja. Kjo domethënë që lëvizjet e nxituara në jetën personale nuk kanë aspak momentin. Por i kanë të gjitha munësitë ata që janë në kërkim të diçkaje të re. Momenti perfekt është pikërisht në këtë periudhë. Jepini mundësi vetes për njohje të reja. Trupi dhe shëndeti duhet të mbetet prioritet deri në ditën e fundit të muajit mars të vitit 2025.