Dashi
Në këtë javë të shtatorit do të mund të afroheni më shumë me partnerin tuaj. Shumë prej jush do të dalin nga një fazë delikate, e karakterizuar nga njëfarë ftohtësie në marrëdhënien tuaj. Falë nxitjes së Jupiterit, nuk do të keni asnjë problem për të ç’tensionuar situatën. Beqarë, dëshirat tuaja të zemrës mund të plotësohen, por duhet ta keni të qartë se çfarë dëshironi.
Demi
Falë planetit Venus, dashuria do t’ju ndriçojë jetën. Nëse jeni të martuar prej disa vitesh, do të mund të ndizni sërish pasionin në lidhjen tuaj bashkëshortore. Ndërsa të sapodashuruarit janë ende në fazën e euforisë. Asnjë planet nuk do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në sektorin e marrëdhënieve, gjë që sugjeron se jeta juaj sentimentale nuk do të pësojë shumë ndryshime. Yjet nuk do t’ju bëhen pengesë për të qenë sa më joshës dhe për ta lejuar veten të josheni. Vetëm mos e ëndërroni ende martesën.
Binjakët
Përpjekjet që keni bërë kohët e fundit për të zbutur vështirësitë mes jush dhe partnerit do të japin fryte, falë bashkëpunimit të Venusit. Atmosfera e marrëdhënies suaj do të përmirësohet dukshëm dhe madje lidhja do të ripërtërihet. Nga ana tjetër, beqarët do të përjetojnë një situatë paksa kaotike. Ata do të përfshihen në lidhje të reja dashurie, por pasioni do të shuhet shpejt.
Gaforrja
Jeta bashkëshortore është mjaft harmonike në këtë periudhë. Do të bëni gjithçka për t’i bërë të dashurit tuaj të ndihen mirë. Nëse gjithçka do të shkojë mirë edhe me fëmijët, edhe në punë, do të keni mundësi t’i kushtoni akoma më shumë kohë të dashurit tuaj të zemrës. Plutoni i kthyer në pozicion të pafavorshëm nuk i mbështet aventurat. A jeni atëherë i dënuar të qëndroni në vetmi? Jo medoemos. Takimi juaj i fundit mund të marrë kthesë për mirë.
Luani
Mërkuri, planeti i komunikimit dhe dialogut, do të drejtojë sektorin e dashurisë. Prandaj, çiftet do të jenë në gjendje të kuptojnë njëri-tjetrin më mirë dhe të kenë një lidhje harmonike. Beqarë, jeta juaj dashurore më në fund do të shkojë mirë. Ata që kanë dalë nga një ndarje apo ata që prej disa kohësh jetojnë vetëm, do të kenë mundësinë këtë javë të kenë një takim të veçantë. Venusi, perëndesha e dashurisë, ju premton emocione të parezistueshme.
Virgjëresha
Duke përfituar nga favorizimi i planetëve, beqarët do të jenë shumë joshës dhe nuk do ta kenë problem të bëjnë për vete njerëz të rinj. Por ju mund të jeni shumë të prirur për të parë vetëm anën erotike të marrëdhënieve tuaja, gjë që rrezikon t’i bëjë partnerët tuaj të zemërohen dhe të ndihen të përdorur. Përparësi duhet t’i jepni stabilitetit të marrëdhënies suaj bashkëshortore. Nuk do t’i kurseni përpjekjet për ta bërë lidhjen tuaj më kompakte dhe për t’i treguar të dashurës suaj sa të dhënë jeni pas saj.
Peshorja
Pozicionimi i planetëve jua bën situatën tuaj sentimentale më të lehtë. Ata prej jush që jetojnë vetëm do të jenë më pak kërkues, më të disponueshëm dhe për këtë arsye do të kenë më shumë shanse për t’u njohur me njerëz të rinj. Nëse jetoni në çift, aspekti pozitiv i Venusit do të favorizojë mirëkuptimin në marrëdhënien me personin që doni.
Akrepi
Për shumë çifte ekziston rreziku i krijimit të një klime tensioni dhe ndarjeje. Disa konflikte do të përshkallëzohen, ju mund të largoheni pa lënë adresë… Shumë beqarë që i përkasin kësaj shenje do të ëndërrojnë për një dashuri të pamundur. Një person do t’ju thyejë zemrën, pasi ndjenjat nuk do të jenë reciproke. Vetëm të lindurit e dhjetëditëshit të parë të shenjës do të gjejnë ngushëllim te miqtë e vërtetë.
Shigjetari
Në jetën tuaj në çift, nën ndikimin e Marsit, do të keni shumë iniciativë. Nuk do t’ju mungojë imagjinata në këtë periudhë. Do të ndiheni të kënaqur, po ashtu edhe partneri juaj. Beqarë, më në fund do të ndiheni të lumtur. Kjo ju vjen shumë për shtat, pasi Saturni ka krijuar përreth jush një klimë dashurie mjaft të zymtë. Venusi i kthyer në pozicion të favorshëm mund t’ju dhurojë një takim të mrekullueshëm.
Bricjapi
Venusi i kthyer në pozicion të favorshëm do të përdorë të gjithë fuqinë e vet për të mbrojtur dashuritë tuaja. Nëse jeni ende duke u rikuperuar pas një periudhe të keqe në dashuri, do të mund t’i shikoni gjërat më me optimizëm. Nëse jeni të martuar, marrëdhënia juaj me bashkëshortin do të jetë shumë më e kënaqshme sesa ka qenë kohët e fundit. Dhe nëse ndiheni vetëm, mbajini sytë hapur: një takim emocionues duket se po afron.
Ujori
Këtë javë, me shumë mundësi nuk do të duhet të bëni ndonjë përpjekje të veçantë për të joshur partnerin tuaj. Falë shtysës së planetëve, çiftet do të kenë mundësinë të përjetojnë një muaj mjalti të dytë. Beqarë, dashuria juaj ideale më në fund mund të shohë dritën falë ndihmës së Venusit. Një takim mund të zhvillohet këtë javë dhe t’i japë një kthesë të re jetës suaj. Shikoni mirë përreth: dashuria është atje, duke ju pritur.
Peshqit
Horoskopi i dashurisë për javën 4-10 shtator pohon se jeta juaj në çift nuk do të jetë e lehtë. Planeti Uran, duke qenë në pozicion të pafavorshëm, do të ndikojë që të përjetoni momente konfuzioni në marrëdhënien tuaj. Nuk është asgjë serioze, por juve ju pëlqejnë gjërat e qarta dhe prandaj kjo situatë kaotike do të jetë mjaft shqetësuese për ju. Beqarë, yjet do t’ju favorizojnë në dashuri. Biseda, flirte, pasion apo dhe dashuri të përjetshme do të duken në qiellin tuaj. Gjithçka varet nga ju.