
Dashi
Java do filloi më lajme të mira vijnë, nga e mërkura nuk do ta keni më Merkurin në kundërshtim dhe sidomos në vendin e punës gjërat do të kthehen në drejtimin e duhur. Dielli gjithashtu do të jetë në anën tuaj dhe ju do të jeni plot energji!
Demi
Javë e vështirë, jo vetëm Marsi, por nga e enjtja edhe Mërkuri do të jetë në opozitë. Në punë mund të ketë probleme të ndryshme, përpiquni ta përballoni çdo sfidë me qëndrimin e duhur dhe mos nxisni polemika. Ditë me fat të shtunën dhe të dielën.
Binjakët
Javë në të cilën familja do të jetë e para, do të dëshironi të kaloni sa më shumë kohë me të dashurit tuaj. Në pjesën e parë të javës mund të ketë lajme të mëdha në vendin e punës.
Gaforrja
Javë e shkëlqyer po vjen, nga të gjitha këndvështrimet. Në punë, gjërat nuk mund të shkonin më mirë, plus Dielli, Venusi dhe Mërkuri do të jenë në anën tuaj. Takime të mundshme shumë interesante për të gjithë beqarët!
Luani
Javë në të cilën ngjarjet e papritura do të jenë në rend të ditës për shkak të Mërkurit në opozitë. Mundohuni të qëndroni të qetë sa më shumë që të jetë e mundur. Marsi, në opozitë, gjithashtu do t’ju bëjë të ndiheni mjaft të lodhur, por midis të enjtes dhe të premtes, mund të merrni një lajm të mirë të papritur!
Virgjëresha
Afërdita është në anën tuaj dhe do ju dhurojë shumë dashuri dhe pasion! Lajm i mirë edhe për beqarët, një person i veçantë është gati të trokasë në derën tuaj! Mërkuri është gjithashtu në anën tuaj dhe do t’ju sjellë lajme të shkëlqyera për sa i përket punës.
Peshorja
Përveç Hënës në opozitë të enjten dhe të premten, pjesa tjetër e javës do të jetë shumë pozitive, si nga pikëpamja e punës ashtu edhe nga ana sentimentale. Ju presin momente super romantike për të përjetuar me partnerin.
Akrepi
Mërkuri, Dielli dhe Marsi do të jenë me ju për të nisur një periudhë vërtet magjike! Shumë fat në punë dhe takime të mundshme të veçanta për beqarët. Një notë kundërshtuese është Hëna në opozitë gjatë fundjavës e cila do t’ju bëjë shumë nervozë.
Shigjetari
Do të jetë javë plot nervozizëm, Venusi është në kundërshtim, gjë që mund të çojë në keqkuptime me partnerin. Hëna është gjithashtu në opozitë dhe do ju heqë shumë energji.
Bricjapi
Mërkuri dhe Dielli nuk do të jenë më në kundërshtim, kështu do të nisë një periudhë super me fat, nga të gjitha këndvështrimet, edhe nga ajo sentimentale, beqarët mund të takojnë në fakt personin e duhur.
Ujori
Do vijne lajme të shkëlqyera në lidhje me dashurinë falë Venusit, më pak lajme të mira në lidhje me punën për shkak të kundërshtimit të Mërkurit që mund të çojë në debate me kolegët. Mundohuni të merrni gjithçka me qetësi.
Peshqit
Venusi në kundërshtim mund të çojë në grindje dhe diskutime me partnerin, përpiquni të mos zemëroheni fare. Megjithatë në punë gjërat do të ecin mirë falë ardhjes së Mërkurit!