Kjo javë të bën thirrje të pushosh pakëz. Mërkuri do të shkojë në prapavijë te Virgjëresha, duke të të ndihmuar të ngadalësosh dhe të përqendrohesh të qëllimet dhe detyrat e tua. Të mërkurën, Mërkuri dhe Afërdita do të bashkëpunojnë, për të të bërë një person më mendjehapur dhe për të të ofruar aftësi të reja në marrëdhënien me të tjerët. Hëna në Akrep do të të bëjë që të reflektosh në një nivel më të thellë emocional.
Dashi
Zmadhoje tablonë e madhe! Prapavija e Mërkurit te shenja e Virgjëreshës të frymëzon që të vendosësh si prioritet fokusin dhe vëmendjen te detajet. Të mërkurën, kur Afërdita dhe Mërkuri të bashkëveprojnë, ti do të mund të kesh më shumë besim në lidhje me të tjerët. ndërsa sa i përket Hënës në Akrep, është një event shumë seksi, ndaj do të ndjekësh pasionin dhe kënaqësinë.
Demi
Prapavija e Mërkurit nis në Virgjëreshë dhe të rikujton se sa shumë ia vlen të të dashurosh ty. Do të kesh gëzim dhe shumë dashuri që të rrethon. Nga e mërkura e më tej, do të ndërmarrësh vendime që mund të jenë deri diku të rrezikshme, të gjitha në emër të vlerave dhe dashurisë.
Horoskopi i Susan Miller për muajin gusht 2024: Dashi dhe Demi
Binjakët
Identifikoji dhe emëroji ndjesitë e tua, Binjak! Prapavija e Mërkurit të ndihmon që të shprehësh emocionet në mënyrë të qartë, që të ndikosh pozitivisht edhe në shëndetin tënd mendor dhe emocional. Do të identifikosh ndjenjat e tua dhe nuk do të kesh frikë t’i shprehësh ato. Gjatë fundjavës, do të kujdesesh më shumë dhe më mirë për veten.
Gaforrja
Fjalë + veprime = integritet. Prapavija e Mërkurit nis në Virgjëreshë dhe të ndihmon që të komunikosh qëllimet e tua. Më pas, kur Mërkuri të bashkëpunojë me Afërditën, ti do të mund të gjesh shpjegim në sjelljet e tua dhe do të mund të identifikosh ato që nuk të shërbejnë më. Ndërsa Hëna e Akrepit të mbështjell me një energji të mirë dhe pozitive.
Luani
Gëzuar ditëlindjen, i dashur Luan! Prapavija e Mërkurit do të përqendrohet në sektorin tënd financiar, duke të të ndihmuar që të kesh më shumë kontroll në mënyrën se si i shpenzon paratë për mirëqenien tënde. Do të arrish qëllime të reja, sidomos pas të mërkurës, kur Mërkuri dhe Afërdita të bashkëpunojnë.
Virgjëresha
Komunikimi është gjithnjë çelësi. Mërkuri në shenjën tënde, ndonëse ne prapavijë, do të të fuqizojë më tej dhe do të mund të komunikosh hapur, pa praninë e hatërmbetjeve të vjetra. Afërdita dhe Mërkuri të ndihmojnë të lësh pas inatin dhe të shohësh me një lente më të qartë.
Peshorja
Është momenti për më shumë afrimitet me të tjerët. Përfito nga mundësitë e reja për të komunikuar me njerëz të rinj, të cilët mund të të ndihmojnë në faza të ndryshme të jetës. Të mërkurën, kur të ndodhë edhe bashkëpunimi mes Afërditës dhe Mërkurit, do të kesh më shumë siguri dhe guxim.
Akrepi
Mos reago menjëherë, por riparo dëmet. Mërkuri do të përqendrohet në zonën e miqësisë, duke të të dhënë aftësinë të rregullosh një konflikt me një mik të afërt. Në vend që t’i japësh fund miqësisë, është më mirë që ta riparosh atë. Në fundjavë, një Hënë e bukur në shenjën tënde ndriçon dhe forcon kujdesin, besnikërinë dhe intuitën tënde.
Shigjetari
Një dyshim i vogël të ndihmon, Shigjetar! Prapavija e Mërkurit në Virgjëreshë përqendrohet në zonën e karrierës gjatë ditës së hënë, duke të të dhënë mundësi të reja në rrugëtime të reja profesionale. Të mërkurën do të hasesh me një tension, të cilin falë aftësive të tua, do ta zgjidhësh pa problem.
Bricjapi
Më pak veprime në ajër, më shumë veprime konkrete, Bricjap! Mërkuri kthehet në prapavijë në sektorin e mençurisë dhe kjo të bën që të aplikosh ide të reja në mënyrën se si sillesh dhe vepron. Kur di të bësh më mirë, ke më shumë përgjegjësi, ndaj jepi vetes shansin të mësosh dhe të përmirësohesh.
Horoskopi i Susan Miller për muajin gusht 2024: Shigjetari dhe Bricjapi
Ujori
Është momenti që të kesh më shumë besim! Mërkuri kthehet në prapavijë te Virgjëresha dhe të jep mundësinë që të ndërmarrësh një rrezik, për të kuptuar nëse ia vlen të përkushtohesh te të tjerët. Bëj një hap paksa të rrezikshëm dhe do të kuptosh më mirë situatat që të rrethojnë.
Peshqit
A tërhiqen të kundërtat? Në rastin tënd, po! Mërkuri në prapavijë do të përqendrohet në zonën e romancës, duke të të rikujtuar se gjërat e kundërta janë interesante. Qëndro mendjehapur për të mësuar edhe këndvështrimin e një personi tjetër. Këtë fundjavë mund të ndërmarrësh ca aventura të këndshme.