Horoskopi

Horoskopi mujor i Paolo Fox, Nëntor 2023: të gjitha shenjat

Astrologu Paolo Fox ka nxjerrë parashikimet e tij për shenjë për shenjë për Nëntorin 2023.

Horoskopi Paolo Fox Nëntor 2023:

Për ju, nëntori do të jetë muaji i marrëdhënieve. Për çiftet e lidhura ngushtë, mund të niseni për një projekt të madh: një fëmijë, një lëvizje shtëpie ose një transferim që do të përfundojë në mars ose prill të vitit të ardhshëm. Po kërkoni horizonte të reja për muajt e ardhshëm? Ja ku janë!

TS Poll - Loading poll ...

Horoskopi Paolo Fox Nëntor 2023: Demi

Edhe nëse parametrat e sigurisë rutinë të këtij viti nuk kanë lëvizur shumë, nuk përjashtohet që të keni përjetuar luhatje tre javët e fundit. Viti që po mbyllet është një vit i ndjenjave të forta, por edhe kur keni forca të mëdha nga yjet, ne mund të përjetojmë periudha ku përballemi me një mal gjigant për të përshkuar.

Horoskopi Paolo Fox Nëntor 2023: Binjakët

Disa ndryshime pozitive dhe disa analiza do të bëhen këtë nëntor që po nis. Pas disa javësh Jupiteri nuk do të jetë më në dizavantazh me shenjën tuaj. Dhe ky është vetëm fillimi i një faze të mirë rikuperimi. Dashuria duhet të ketë pak më shumë vëmendje. Në çiftet që janë bashkë prej një kohe të gjatë ku ka pasur zhgënjim, duhet të shmangni parimjn hidh e prit me njëri-tjetrin. Sepse gëja e fundit që duhet të bëni është ta ktheni njëri-tjetrin kundër njëri-tjetrit.

Horoskopi i Paolo Fox Nëntor 2023: Gaforrja

Projektet e nisura tani do të shohin rezultate vitin e ardhshëm, e dukshme, nuk ishte e lehtë të bëheshin ca ndryshime. Ky nëntor pritet të jetë një muaj i veçantë për ndjenjat, i qetë dhe me shumë pak dallgë. Megjithatë në datën 20, do të ketë diçka që ju duhet të keni kujdes. Kushdo që fillon një histori këtë muaj ose e filloi një të tillë në tetor, mund të bëjë një zgjedhje të shkëlqyer.

Horoskopi Paolo Fox Nëntor 2023: Luani

Shumë konkurrues në punë dhe për ju, presioni është një plus i madh. Puna intensive apo tensionet për çështje ekonomike nuk duhet të zbrazen në raportin tuaj sentimental. Megjithatë, është e vështirë të mbash zonat të ndara dhe të ruash qetësinë e nevojshme. Tensioni i fortë që u zhvillua edhe në tetor pritet të zbutet nga Venusi, i cili rikthehet në aspektin pozitiv dhe ju ndihmon, vetëm se pjesërisht…

Horoskopi Paolo Fox Nëntor 2023: Virgjëresha

Ky nëntor 2023 do të jetë muaji i zgjedhjeve. Jupiteri afrohet në mënyrë të favorshme, pasi ju ka ndihmuar për shumë muaj. Paradoksi është se tani mund të kujdeseni për veten tuaj. Ata që kanë një marrëdhënie dashurie, ndryshe nga ata që kanë pasur një krizë janë të mbrojtur nga çdo lloj shpërqendrimi.

Horoskopi Paolo Fox Nëntor 2023: Peshorja

Fati i rendit të gjërave që nuk janë në rregull, është faktor. Dhe kështu, nëse mendoni se ka më pak hapësirë ​​për ju në vendin tuaj të punës, kjo është një bindje që duhet të ndryshojë. Nëse punoni për një kohë të gjatë në familje ose në grup, është e nevojshme të rishikoni aspiratat tuaja, por edhe rolin tuaj. Nga ana tjetër, historitë e dashurisë që kanë përjetuar krizë së fundi, duhet të rikuperohen me kalimin e kohës, sepse sidomos nga dhjetori nuk do të jetë e mundur të ktheheni pas.

Horoskopi Paolo Fox Nëntor 2023: Akrepi

Në muajin e parafundit të vitit, Urani ndodhet në opozitë, por është një planet që ka sinjalizuar, që nga viti i kaluar, nevojën për të ndryshuar kurs, projekte apo punë. Me yje të tillë pozicionuar është më e lehtë të mendosh për martesën, apo për të jetuar së bashku. Por nëse kjo shtrohet tani për diskutim, disa do të fillojnë të përballen probleme në dy javët që pasojnë.

Horoskopi Paolo Fox Nëntor 2023: Shigjetari

Me Venusin në shenjë dhe Jupiterin që ndihmon fazën tranzitore, Dielli të Premten më 22 nëntor ndriçon jetën tuaj. Ndërsa në tërësi, për nëntorin, mbetet një qiell shumë interesant për ata që duan të përfshihen dhe të “presin” shiritin, por në përputhje me atë që është e mundur të realizojnë. Yjet e dashurisë shpërblejnë të gjithë ata që kanë guximin të zhyten në një lidhje pa hezitim.

Horoskopi Paolo Fox Nëntor 2023: Bricjapi

Tani do të ketë më shumë qartësi në dashuri, faza e fundit e muajit të rikuperimit do të jetë gjatë nëntorit, dhjetë ditët e fundit do të bëjnë diferencën në mënyrë të dukshme. Tranziti i shkëlqyer i Jupiterit në shenjë së shpejti do të regjistrojë gjëra të mëdha.

Horoskopi Paolo Fox Nëntor 2023: Ujori

Keni filluar të shikoni frytet e një situate të re pozitive që përfshin aspektin e punës. Në veçanti, ata që filluan një projekt të ri këtë vit do të jenë më të kënaqur. Nëse i keni rezistuar provokimeve në dy muajt e fundit, jeta bashkëshortore apo në lidhje për ju do të bëhet sërish më e lehtë. Ata që vazhdojnë të presin për një kurorë, duhet të gjejnë një zgjidhje.

Horoskopi i Paolo Fox Nëntor 2023: Peshqit

Gjërat janë duke filluar të lëvizin tani, në pritje të forcës së madhe që nis në dhjetor. Nëntori është interesant për ata që duan të fillojnë një projekt, një program që do të shënojë sukses të madh. Kushdo që ka pritur momentin për t’u martuar, ose të ketë guximin për t’u deklaruar, nuk do të duhet të presë gjatë. Disonanca e Venusit është një aspekt relativ, aktualisht gjithçka mund të mirëpritet me vullnet të mirë. Forma fizike duhet të ruhet. /noa.al