Lajme

Hoti: Çmimet e derivateve u rriten për 40 %, e çuditshme që qeveria nuk merr masa

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti tha se çmimet e derivateve janë rritur me 40 për qind.

Sipas tij, qeveria ka ndërmarrë vetëm një masë, ndërkohë që tha se kjo është e çuditshme.

Kështu u shpreh ai gjatë debatit parlamentar ku po diskutohet për rritjen e çmimit të naftës.

“Për tu përballur me këtë krizë Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë vetëm një masë të vetme që është përcaktimi i marzhës së fitimit për bizneset që merren me derivate. Ndërkaq, gama e gjerë e masave e nevojshme që duhet të ndërmerren në rastet e tilla nuk është konsideruar, dhe kjo është pak e çuditshme kur po përballemi me 40 për qind rritje të çmimit të derivateve. Për informim, vetëm mes datës 2-3 prill, dje dhe pardje, çmimi i naftës është rrit më 14 për qind, çmimi i furnizimit në burim është rritur me 14 për qind”, deklaroi Hoti.

Në organin më të lartë legjislativ po vazhdon debati parlamentar, ku paraprakisht është propozuar një rezolutë nga LDK, ku kërkohen masa të menjëhershme nga qeveria pas rritjes së çmimit të naftës.

Të Ngjashme