Lajme

Hoti me përfaqësues të LIVCZHK, flasin për sfidat e kategorive të dala nga lufta

Ministri Andin Hoti ka pritur në takim përfaqësuesit e Lidhjes së Invalidëve, Viktimave Civile dhe të Zhdukurve në Kosovë (LIVCZHK), të udhëhequr nga drejtori Mustafë Prenku.

Gjatë takimit janë diskutuar çështje që lidhen me kategoritë e dala nga lufta, me theks të veçantë sfidat në procesin e njohjes së statusit të personave të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Me këtë rast, përfaqësuesit e Lidhjes i kanë dhuruar ministrit Hoti librin “Jetuam për të rrëfyer”, i cili përmbledh histori dhe dëshmi të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës.

Në takim është theksuar rëndësia e bashkëpunimit me organizatat përfaqësuese dhe e angazhimit të përbashkët për mbrojtjen e të drejtave dhe dinjitetit të kategorive të dala nga lufta.

Të Ngjashme