Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier ka mirëpritur sot, Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien.
Hovenier postoi fotografi krah O’Brien, teksa ka thënë se po pret me padurim që të ritheksohet përkushtimi i Amerikës ndaj popullit të Kosovës.
“Kënaqësi të mirëpres Ndihmës Sekretarin O’Brien gjatë vizitës së tij të parë në Kosovë në rolin e tij aktual. Presim me padurim që të angazhojmë biseda me zyrtarët kosovarë për çështjet kyçe bilaterale dhe të ritheksojmë përkushtimin e Amerikës ndaj popullit të Kosovës”, ka shkruar ambasadori amerikan.
Pleased to welcome @StateEUR Assistant Secretary O’Brien for his first visit to Kosovo in his current role. We look forward to engaging conversations with Kosovan officials on key bilateral issues and reiterating the commitment of the 🇺🇸 to the people of 🇽🇰. pic.twitter.com/OnxdvWKDJK
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) October 21, 2024