Lajme

Hovenier në takim lamtumirës me Kurtin

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka njoftuar se sot ka zhvilluar telefonatën lamtumirës me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Hovenier ka bërë të ditur se kanë diskutuar për progresin e Kosovës gjatë mandatit të tij dhe bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve.

“Kam zhvilluar telefonatën time lamtumirëse me kryeministrin@albinkurti sot. Diskutuam progresin e Kosovës gjatë mandatit tim dhe bashkëpunimin e ngushtë që do t’i mundësonte Shteteve të Bashkuara të avokojnë në mënyrë më efektive që Kosova të zë vendin e saj të merituar në strukturat evropiane dhe euroatlantike”, ka shkruar Hovenier në platformën “X”./teve1.info/