Lajme

Hovenier për heqjen e bllokadës për mallrat serbe: Hap i rëndësishëm në rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka thënë se vendimi i Qeverisë së Kosovës për heqjen e bllokadës për mallrat serbe është një hap i rëndësishëm për rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian.

Hovenier në një postim në X ku ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Kosovës ka thënë se vlerëson edhe punën e parterëve për të promovuar tregtinë e lirë.

“I kënaqur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e ndalimit për mallrat e gatshme të importuara nga Serbia. Ky është një hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur për Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit evropian. Ne vlerësojmë partnerët tanë ndërkombëtarë për përpjekjet e tyre të vazhdueshme për të promovuar tregtinë e lirë në rajon”, ka shkruar ai.

Nga sot të gjitha mallrat nga Serbia përmes pikës kufitare në Merdare do të mund të hyjnë në Kosovë, duke ju nënshtruar kontrollove të detajuara.

Vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndryshim të masës së mallrave serbe e ka përshëndetur edhe Gjermania, Britania e Madhe, Franca e zyra e BE-së në Kosovë./teve1.info/