Lajme

Hoxha: Këta negociojnë drejtësinë dhe dinjitetin e veteranit të UÇK-së me kriminel

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurtie kanë turpëruar Kuvendin e Kosovës por do të mbesin mashtrues në historinë politike të Kosovës.

Hoxha këto komente i bëri në seancën e Kuvendit të Kosovës.

“E vërteta është se këta negociojnë me kriminel, e negociojnë drejtësinë me kriminel, gjykatësit i negociojnë me kriminel, e negociojnë dinjitetin e veteranit të UÇK-së me kriminel, e negociojnë mirëqenien dhe të ardhmen e qytetarëve të Kosovës me kriminel. Ky është dallimi. Pra, zyrtarisht këta nuk bashkëpunojnë me Listën Serbe në mënyrë institucionale, por privatisht, në biseda, nëpër zyre kudo qoftë, koordinohet me ta përmes një krimineli dhe dje i dëgjuam duke moralizuar në merër të së kaluarës. Në fakt këtu nuk ka vend për moralizim fare sepse këto akte do të duhej të shqyrtoheshin nga organet e rendit si fyerje dhe rendit kushtetues të Kosovës.

Ndërsa, moralisht nga kjo foltore iu them se Albin Kurti i kanë mashtruar qytetarët e Kosovës duke premtuar shpresë e zhvillim, kanë mashtruar aleatët e Kosovës duke premtuar dialogim e integrim, kanë mashtruar të rinjtë duke premtuar edukim dhe punësim, na kanë mashtruar edhe ne dhe e kanë turpëruar Kuvendin e Kosovës por mashtrues do mbesin në historinë politike të Kosovës, mashtrues me emër dhe mbiemër, albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje”, tha ajo.