Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë , Ferit Hoxha ka pritur në një takim ambasadorin e Kosovës në Tiranë, Skënder Durmishi.
Kryediplomati shqiptar e siguroi ambasadorin se “siç ia kam konfirmuar më parë edhe ministrit Konjufca, Kosova mbetet një përparësi e padiskutueshme e politikës sonë të jashtme”.
Gjatë takimit, Hoxha bën me dije se rikonfirmuan “angazhimin e palëkundur për thellimin e partneritetit të ngushtë e të veçantë si dhe zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat, përmes koordinimit të ngushtë institucional, rritjes së shkëmbimeve ekonomike dhe avancimit të projekteve të përbashkëta me rëndësi strategjike në fushat e sigurisë, energjisë, infrastrukturës dhe arsimit”.
“Shqipëria nuk do të reshtë së mbështeturi forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës dhe integrimin e saj euroatlantik”, deklaroi ministri Hoxha.
