Lajme

Hoxha për audio-incizimet Kusari-Lila dhe Radoiçiq: Mazhoranca ka negociuar me kriminelë

Sot po mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës lidhur me audio-incizimet e shefes së Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila me ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq.

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha tha se pushteti koordinohet privatisht me Listën Serbe, përmes kriminelit Milan Radoiçiq.

“Të flasësh me një serb që Kosova e përndjek nga viti 2018, të koordinohesh me ta, të përgojosh kolegët, është e jashtëligjshme dhe kundër kushtetuese. Nuk janë këtu, sepse nuk duan të japin llogari. Kanë mashtruar qytetarët, negociojnë me kriminelë.. negociojnë drejtësinë me ta. Janë mashtrues”, tha ajo.

Derisa, të pranishëm në seancë janë vetëm subjektet opozitare, ndërsa mungojnë deputetët e pozitës.

Ndryshe, seanca po vazhdon me deklarimet e deputetëve pas audio-incizimeve të publikuara mes Kusari-Lilës dhe Radoiçiqit./teve1.info/