Lajme

Hoxha: Serbia s’do t’i dorëzojë të akuzuarit për sulmin në Banjskë

Avokati Valdet Hoxha, ka thënë se gjykimi ndaj të akuzuarve për sulmin terroristë në Banjskë do të ketë sfida.

Një nga arsyet sipas tij është se shumica e të akzuarëve janë në arrati.

Hoxha në emisionin “Ditari” në Tëvë 1 ka thënë se nuk pret që Serbia do t’i dorëzojë të akuzuarit.

“Do të ketë sfida procesi, sepse shumica për mos të dhënë 90 përqind e të akuzuarave janë në arrati. Nuk pres që shteti i Serbisë do t’i dorëzojë të akuzuarit të njëjtit, sepse do t’i bie që ta dorëzonte veten para gjykatës, kështu që do të jetë sfidë”, ka vlerësuar Hoxha.

Dy javë para se të bëhen një vit për sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit, Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar të mërkurën se ka ngritur aktakuzë për 45 persona. Në mesin e tyre, kryesori u përmend Milan Radojçiqi derisa veprat penale që po akuzohet ai dhe 44 të tjerët lidhen me terrorizmin. Nga Prokuroria tregojnë për hetimet shumë pak, duke mos publikuar as aktakuzën dhe as emrat e të përfshirëve të tjerë.