Lajme

Hoxhaj del në mbështetje të protestës së studentëve në Shkup: Diskriminim institucional e sfidim i rendit kushtetues

Ish-kryediplomati, Enver Hoxhaj i ka dhënë mbështetje protestës së studentëve në Shkup.

Përmes një postimi në Facebook, deputeti i PDK-së ka thënë se është e papranueshme dhe politikisht e turpshme që një shtet që pretendon standarde evropiane t’i trajtojë shqiptarët si qytetarë të dorës së dytë në zemër të sistemit të drejtësisë.

Postimi i plotë:

Fakti që në vitin 2026 studentët shqiptarë në Shkup detyrohen të dalin në rrugë për të kërkuar zbatimin e një të drejte të garantuar me ligj është dëshmia më e rëndë e dështimit të shtetit dhe institucioneve të Maqedonisë së Veriut. Kur gjuha shqipe, si gjuhë zyrtare, vazhdon të pengohet edhe në provimin e jurisprudencës, kemi të bëjmë me një diskriminim të hapur institucional dhe një sfidim të vetë rendit kushtetues. Është e papranueshme dhe politikisht e turpshme që një shtet që pretendon standarde evropiane t’i trajtojë shqiptarët si qytetarë të dorës së dytë në zemër të sistemit të drejtësisë.

Të Ngjashme