Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar presidentin Vjosa Osmani për mënyrën e nxjerrjes së dekretit më 6 mars për shpërndarjen e Kuvendit.
Hoxhaj ka thënë se Osmani pas se të merrte një vendim të tillë do të duhej të bisedonte me kryetaret e partive politike.
“znj.Osmani para se të merrte vendim për dekretin e saj që ta shpërdante Kuvendit, do duhej fillimisht që të bisedonte me paritë politike.Ne jemi ata qe zgjedhim presidentin, ne jemi ata që e shkarkojmë presidentin. Nuk është ajo që neve na emëron si deputet, ne vijmë me votat e qytetarëve. Nëse ajo në 8 të mëngjesit e shpërbën Kuvendin pa një komunikim me kryetaret e partive politike, grupet parlamentare, pa e pyet Gjykatën Kushtetuese ndoshta”, ka thënë Hoxhaj në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.
Ai ka thënë se PDK është e interesuar që zgjedhjet të mbahen sa më shpejtë, por ka thënë se veprimi i Osmani është në kundërshtim me parlamentarizmin.
“Unë edhe partia jemi të interesun që të shkojmë në zgjedhje sa më shpejtë, por përtej kësaj unë mendoj që është në dinjitetin e një deputeti që e ngrti dorën dhe e zgjedh presidentin me pas nevojë edhe e shkarkon, që nuk mund të dëgjojë në lajme pa u informua ai, partia e tij, që një afat i zgjedhjes së presidentit ka kaluar dhe të shpërndarjen e Kuvendin, për mu ka qenë e papranueshme . Kundërshtim total me parlamentarizmin”, ka thënë Hoxhaj.
Pas dështimit për zgjedhjen e presidentit të vendit në seancën e 5 marsit, një ditë më pas Osmani e cilia nuk u propozua nga LVV edhe për një mandat nxori dekretin për shpërndarjen e Kuvendit.
Ajo kishte ftuar në takim partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve.
LVV kishte dërguar në Kushtetuese këtë dekret e cila ka vendosur masë të përkohshme deri më 31 mars.
