Lajme

Hoxhaj nga Haga: Betejës së fundit për liri sot i vjen fundi!

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka publikuar një fotografi nga Haga, para objektit të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Hoxhaj, i cili ndodhet në Hagë për të përcjellë nga afër shpalljen e aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, ka shoqëruar fotografinë me një mesazh të shkurtër.

“Betejës së fundit për liri sot i vjen fundi!”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Shpallja publike e aktgjykimit ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është planifikuar të nisë sot, më 16 shtator, në orën 10:00.

Procesi gjyqësor ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit ka nisur në prill të vitit 2023, ndërsa sot pritet të bëhet publik vendimi i Trupit Gjykues.

Në sallën e gjyqit në Hagë pritet të jenë të pranishëm edhe familjarë të katër të akuzuarve, ndërsa në mesin e të pranishmëve është edhe Hoxhaj, i cili ka pasur bashkëpunim dhe raporte të afërta me ish-krerët e UÇK-së.

Të Ngjashme