Lajme

Hoxhaj për Eliot Engel: Mik i madh i Kosovës dhe zë i fuqishëm në SHBA

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kujtuar bashkëpunimin e tij me kongresmenin amerikan Eliot Engel, duke e vlerësuar atë si një figurë të rëndësishme politike dhe morale.

Në një postim në Facebook, Hoxhaj ka theksuar se Engel ka qenë një mik i madh i Kosovës dhe një zë i fuqishëm në Shtetet e Bashkuara për të vërtetën e shqiptarëve.

Ai ka shtuar se Engel do të mbetet i lidhur përgjithmonë me miqësinë mes Kosovës dhe Amerikës, si dhe me mbështetjen për shtetndërtimin e Kosovës dhe rrugëtimin e saj euroatlantik.

“Ndarja nga jeta e Eliot Engel më preku thellë, jo vetëm si një mik i madh i Kosovës, por edhe si një zë i fuqishëm në ShBA për të vërtetën e shqiptarëve. Për mua dhe për çdo shqiptar, ai ishte një autoritet i pazëvendësueshëm politik dhe moral. Kam pasur privilegjin të punoj me të në përpjekjet për njohjen e Kosovës dhe rrugëtimin e saj euro-atlantik, prandaj mbështetja e tij nuk ishte vetëm politike, por edhe thellësisht njerëzore e personale. Emri i tij do të mbetet përgjithmonë i lidhur me miqësinë e madhe mes Kosovës dhe Amerikës, ndërsa besimi i tij në të ardhmen e vendit tonë nuk do të harrohet kurrë”, ka shkruar ai./teve1.info/

Të Ngjashme