Hoxhë Labinot Maliqi, që njëherazi është edhe i afërt me ushtarët e KFOR-it amerikan në Kosovë, është shprehur se Shtetet e Bashkuara janë begati e Zotit për Republikën e Kosovës.
Duke postuar fotografi bashkë me ushtarë amerikanë e me ambasadorin e SHBA-së, Jeffrey Hovenier, Maliqi ka deklaruar se është mirënjohës dhe falënderues për gjithçka që SHBA-ja ka bërë dhe vazhdon të bëjë për vendin tonë.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë begati e Zotit për Republikën e Kosovës.
Jemi shumë mirënjohës e falënderues për gjithçka që SHBA-të kanë bërë dhe po vazhdojnë të bëjnë për vendin dhe popullin tonë” shkroi Maliqi.