Shëndetësi

​Hugh Jackman u diagnostikua me kancer të lëkurës 6 herë për shkak të pakujdesisë

Aktori i famshëm Hugh Jackman ka folur hapur për gjendjen e rëndë shëndetësore me të cilën ka luftuar prej vitesh.

Duke u shfaqur në Howard Stern Show, ai i kërkoi publikut të jetë i kujdesshëm dhe të mbrohet nga dielli, duke zbuluar se ishte diagnostikuar me kancer të lëkurës gjashtë herë në Australi.

Për fat të mirë, çdo herë ishte një formë relativisht më pak e rrezikshme, por aktori prapë i paralajmëroi njerëzit të jenë të vetëdijshëm për rreziqet, veçanërisht nëse jetojnë në klima me diell.

“Kam pasur rreth gjashtë kancer të lëkurës. Ka tri lloje. Melanoma, më e keqja, karcinoma me qeliza skuamoze, jo shumë e mirë. Kam pasur vetëm qeliza bazale.”

Jackman shpjegoi se ndërsa ky lloj kanceri konsiderohet relativisht i sigurt, ende ekziston mundësia që ai të përhapet.

“Askush nuk ka vdekur ndonjëherë në historinë e planetit, por është kancer dhe po rritet,” tha ai. “Dhe nëse nuk e hiqni, do të hyjë në kockat tuaja dhe pastaj duhet ta hiqni kockën.”

Ylli paralajmëroi se djegiet serioze nga dielli nuk janë shaka, pasi edhe një mund të jetë e mjaftueshme për të shkaktuar probleme dekada më vonë.

“Kanceri mund të zhvillohet deri në 25 vjet para se të keni simptoma. Dhe mjeku tha se mund të ndodhë vetëm një herë nëse merrni një djegie të keqe. Vetëm një herë,” tha Hugh Jackman i cili tash shkon për kontrolle çdo tre muaj.