1
Një ngjarje tragjike tronditi komunitetin e Civitanova Marche këtë fundjavë. Riccardo Merkuri, 20 vjeç nga Pollenza, pas një konflikti të ashpër me nënën e tij, Albana Kastriot, u largua nga shtëpia dhe më pas u hodh në det. Trupi i tij u gjet mëngjesin e sotëm.
Ngjarja filloi të premten në mbrëmje në shtëpinë familjare në Pollenza. Në shtëpi ishin vetëm Riccardo dhe nëna e tij, e cila është pronare e një qendre estetike. Babai, Mario Merkuri, një sipërmarrës i vogël në ndërtim, dhe vëllai i madh ishin jashtë.
Rreth orës 21:00, një fqinj alarmuar nga britmat që vinin nga banesa, lajmëroi karabinierët. Kur ata mbërritën, Riccardo ishte larguar. Nëna e tij u gjet e pa ndjenja në banjo, me dëmtime serioze nga dhuna. Ajo u transportua me urgjencë në spitalin e Macerata-s, ku aktualisht ndodhet në koma të induktuar. Megjithëse gjendja e saj është kritike, fatmirësisht nuk rrezikon jetën.
Menjëherë pas ngjarjes filluan kërkimet për të riun, i cili ishte akuzuar për lëndime të rënda. Riccardo u largua me makinën e tij Mercedes Classe A, duke lënë celularin në shtëpi, i cili u sekuestrua nga karabinierët. Video nga kamerat e portit tregojnë momentin kur ai hyn në ujë dhe më pas kthehet të hidhet përsëri disa metra më tej. Kërkimet me zhytës, gomone dhe motovedetta zgjatën deri në mbrëmje dhe përfunduan mëngjesin e sotëm me gjetjen e trupit.
Familja, me origjinë shqiptare por e vendosur në Pollenza që nga vitet ’90, është e njohur dhe e integruar mirë në komunitet. Të dy fëmijët kanë lindur dhe janë rritur në Itali; Riccardo ka luajtur edhe futboll në skuadrën Montemilone. Ngjarja ka lënë të gjithë komunitetin në shok.

ks
