Një elektricist ka humbur jetën pasditen e sotme në Marglliç të Patosit.
Sipas të dhënave paraprake, 46-vjeçari Ermal Debrova dyshohet se ka qenë duke montuar një shtyllë elektrike kur ka pësuar aksidentin.
Ai ka humbur jetën në vendngjarje.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.
