Lajme

Humb jetën një 11-vjeçar në bregdetin e Durrësit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur paraditen e së dielës në bregdetin e Durrësit, ku një fëmijë 11-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është mbytur gjatë kohës që po lahej në det.

Sipas informacioneve të bëra publike nga Policia e Shtetit, rasti është raportuar rreth orës 10:35 në lagjen nr. 13 të qytetit. Dyshohet se i mituri, banues në Tiranë, është përballur me vështirësi gjatë qëndrimit në ujë, duke humbur jetën në rrethana aksidentale.

Pas njoftimit, në vendngjarje kanë dalë ekipet e emergjencës dhe autoritetet policore, të cilat kanë nisur procedurat për zbardhjen e plotë të rastit.

Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të mbytjes.

Të Ngjashme