Lajme

Humbën jetën 61 personat në bord, nisin hetimet për rrëzimin e aeroplanit në Brazil, gjendet kutia e zezë

Hetimet kanë nisur pasi aeroplan u rrëzua në shtetin e Sao Paulo në Brazil dhe për pasojë humbën jetën 61 personat që ishin në bord.

Zyrtarët deklaruan se vetëm një shtëpi u dëmtua pasi aeroplani Voepass u rrëzua në komunën e Vinhedono, por asnjë banor nuk u lëndua.

Voepass fillimisht deklaroi se ishin 62 persona në aeroplanin që udhëtonte nga Cascavel në shtetin e Parana në Guarulhos në shtetin Sao Paulo, por më pas deklaroi se ishin 61 persona në bord.

Në fluturim kishte 57 pasagjerë dhe 4 anëtarë të ekuipazhit, ka konfirmuar linja ajrore.

“Kompania me keqardhje informon se të gjithë 61 personat në bordin e fluturimit 2283 humbën jetën në vend”, tha Voepass në një deklaratë. “Po bashkëpunojmë me autoritetet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.”

Policia e Brazilit deklaroi se kishte nisur hetimet dhe kishte dërguar specialistë për përplasjet e avionëve dhe identifikimin e viktimave.

Videot e shpërndara në mediat sociale tregojnë avionin duke u rrotulluar në ajër përpara se të rrëzohej në tokë pranë banesave.

Një zyrtar i shtetit të Sao Paulos konfirmoi se është gjetur regjistruesi i fluturimit të kutisë së zezë të avionit.