Kuriozitete

Humbi 75 kilogram për tu martuar me mashkullin e ëndrrave, ja si duket sot

Një grua që dikur nuk kishte edhe aq shumë fat në dashuri, më në fund është martuar me njeriun e ëndrrave të saj, pasi përgjithmonë i tha lamtumirë ushqimit të yndyrshëm dhe arriti të humb më shumë se 75 kilogram.

Michelle Pardo 26-vjeçe nga New Jersey, që dikur ishte e varur nga ushqimi kalorik, ka arritur të humb mbi 75 kilogram duke e transformuar trupin e saj me atë të një modeleje, ndërsa arsyeja kryesore e kësaj sakrifice ishte fakti se ajo vazhdimisht kishte probleme me marrëdhënie të dështuara.

E pakënaqur me rrjedhën e jetës, Michelle dikur ishte në gjendje të kalonte ditën duke ngrënë, ndërsa natën duke fshirë lotët nga pakënaqësia që askush nuk dëshironte të ishte në një lidhje serioze me të.

Por pasi i është nënshtruar një diete strikte të njohur si VSG, dhe ushtrimeve të rregullta në palestër, ajo arriti të transformojë trupin e saj dhe brenda pak muajve krijoi linja trupore që shumëkush do t’ia kishte lakmi.

Pas sakrificës së bërë, asaj i propozoi fejesës i dashuri i saj Sean, ndërsa më 22 prill të këtij viti dyshja u martuan duke lënë më gojëhapur dasmorët kur u paraqit me fustan nusërie.

“Gjithmonë kam qenë disi e plotë, më kujtohet se gjashtë vjeçare kur kthehesha nga shkolla vrapoja në kuzhinë për të ngrënë. Kam ëndërruar që në fëmijëri që një ditë të takoj princin e ëndrrave, dhe më në fund kjo ëndërrua më është shndërruar në realitet”, ka deklaruar Michelle.