Kuriozitete

Humbi fjalëkalimin e portofolit të tij digjital ku kishte 43.6 Bitcoin, investitori RIKTHEN pas 12 vitesh…

Një investitor europian humbi në vitin 2013 fjalëkalimin e portofolit të tij digjital, ku kishte 43.6 Bitcoin. Në atë kohë, vlera e tyre ishte e vogël, por sot arrin gati në 3 milionë dollarë. Për shumë vite ai nuk mundi t’i përdorte paratë. Zgjidhja erdhi kur ekspertë të sigurisë kibernetike analizuan programin e vjetër që ai kishte përdorur për të krijuar fjalëkalimin.

Ata zbuluan se programi përdorte modele të parashikueshme për krijimin e fjalëkalimeve. Duke studiuar mënyrën si funksiononte dhe kohën kur ishte krijuar fjalëkalimi, ekspertët arritën ta rindërtonin atë dhe të hapnin portofolin.

Rënia e ndjeshme e Bitcoinit ka ngjallur frikë tek investitorët e kriptomonedhave. Që nga fillimi i vitit, çmimi i Bitcoin-it ka rënë me 28% dhe shqetësimi se mund të bjerë nën nivelin 63.295 dollarë, po trondit tregjet globale ku është shtuar ndjeshëm presioni i shitjeve është përhapur ndjeshëm.

Duket se pasiguria politike lidhur me politikën monetare të Shteteve të Bashkuara ka kontribuar në nervozizmin e investitorëve dhe në rritjen e luhatjeve në tregje. Ekspertët thonë po ashtu se dobësimi i aksioneve të teknologjisë dhe paqëndrueshmëria në tregjet e floririt dhe metaleve të tjera po ndikojnë negativisht edhe kriptomonedhat.

Moneytizer Paragrafi 4

Të Ngjashme