Një influencuese e njohur e motorëve dhe nënë e një vajze ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë rrugor në Brazil. Viktima është Karla Thaynnara, 25 vjeçe, e cila sipas hetimeve paraprake dyshohet se humbi kontrollin e motorit të saj në një rrugë në Brasília. Pas kësaj ajo u përplas fillimisht me një automjet dhe më pas u godit nga një kamion që po lëvizte pas saj.
Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku e reja kishte mbi 55 mijë ndjekës. Ajo ishte e njohur për postimet e saj mbi motorët, jetën e përditshme dhe momentet me familjen. Në vendin e aksidentit ndodhej rastësisht edhe babai i saj, José Carlos Andrade Nogueira, një ish-polic. Autoritetet thonë se ai ka qenë ndër personat që kanë parë skenën e aksidentit.
Policia ka nisur një hetim për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit dhe ngjarjet që pasuan. Karla punonte si infermiere dhe gjithashtu ishte e përfshirë në tregtinë e motorëve në një kompani lokale. Në rrjetet sociale ajo shpesh tregonte momentet me vajzën e saj dhe arritjet personale.
