ShowBizzz

Humbja e shtatzënisë së parë të Orinda Hutës dhe ardhja në jetë e Atarës përmes IFV, rrëfimi prekës i Turjan Hyskos

Moderatori Turjan Hysko dhe bashkëshortja e tij Orinda Huta kanë ndarë së fundmi një histori mjaft personale të tyre, teksa rrëfyen se si këngëtarja pësoi abort spontan gjatë shtatzënisë së parë.

Çifti tregon se gjithçka ndodhi në javën e 11-të të shtatzënisë, kur Orinda i shkroi Turit mesazhin tronditës: “Bebit nuk i rreh më zemra.”

Moderatori rrëfeu se ajo ditë ka qenë një nga më të rëndat e jetës së tij, teksa u shpreh se më parë nuk ishte përballur me humbje të tjera në jetën e tij, përveç se kur baba ii tij i kishte ndërruar jetë:

“Unë të vetmen humbje në jetë kam pasur babin, dhe përtej injorancës dhe mosdijes së një mashkulli, aty kuptova pafuqinë që ‘s’ke në dorë gjë ti’. Për herë të parë nuk dija çfarë të të thoja ty,” iu drejtua ai Orindës në podcastin e saj “Mam”.

Ndër të tjera ai rrëfeu se Orinda, pavarësisht dhimbjes, u tregua e fortë dhe e qetë, duke i thënë pak ditë pas ngjarjes: “Jo Turjan kjo gjëja është normale, është një proces normal.”

Mirëpo pas humbjes së bebes, Turi nuk nguroi të tregonte se u ndje i zhgënjyer nga njerëzit e afërt, pasi vetëm pasi e tregoi ngjarjen, mësoi se shumë çifte kishin kaluar të njëjtën përvojë, gjë që sipas tij ai nuk e dinte që ishte një proces normal.

“Ky ka qenë vërtet momenti ku unë jam mërzitur me njerëzit afër nesh sidomos shokët e mi, pasi unë tregova këtë gjënë, papritur mora vesh se shumë çifte kishin aborte. Aty thash pse nuk flasin këta njerëz, ishte një ndjesi shumë e shëmtuar, shumë e dhimbshme,” u shpreh ai.

Sipas tij, kjo periudhë vendos një peshë të padukshme mbi çiftin por tek ata të dy ai shpjegon se nuk ndodhi duke shtuar se nuk hoqën dorë asnjë moment nga njëri-tjetri.

“Kur e do familjen dhe kur kupton që do trashëgimtar dhe pavarësisht kush është fajtori, në çift është një perde e padukshme që duhet të kesh shumë forcë karakteri, duhet të kesh shumë dashuri, duhet të jetë shumë e fortë që t’i rezistosh dhe falë Zotit ne ia dolëm dhe nuk hoqëm dorë,” tha moderatori.

Megjithatë mes gjithë atyre peripecive 3-vjeçare, çifti treguan se vendosën të provonin metodën IVF (Fekondim In-Vitro), që për ta rezultoi e suksesshme dhe bëri të mundur ardhjen në jetë të vajzës së tyre, Atara.