Mos konsumoni hurma me stomakun bosh
Kur jemi të uritur, stomaku sekreton më shumë acide tretës.
Hurma ka disa substanca që nëse bashkohen me acidet e stomakut mund të formojnë gurë, ulcera, gjakderdhje dhe probleme të tjera serioze në stomak.
Mos konsumoni shumë hurma në të njëjtën kohë
Hurma përmban shumë karbohidrate. Konsumi i tyre në sasi të lartë shkakton ndikime negative për dhëmbët, nivelin e sheqerit në gjak, por edhe tek oreksi ynë.
Përveç kësaj, tanina tek hurma mund të ndikojë në përthithjen e elementeve si kalciumi e magnezi.
Nuk duhet të konsumoni hurma së bashku me fruta deti
Tanina tek hurma mund të bashkohen me proteinë, kalcium, duke formuar një mbetje në stomak.
Kjo përbërje stimulon organet e tretjes si stomak, zorrë, etj; dhe shkakton kapsllëk dhe fenomene të tjera.
Konsumojini hurmat pa lëkurë
Disa prej nesh parapëlqejnë konsumin e hurmës me lëkurë.
Por, lëkura e saj ka shumë taninë dhe mund të krijojë probleme në stomak. Prandaj këshillohet heqja e lëkurës.