Moderatorja e njohur e sportit dhe ish-missi shqiptar, Hygerta Sako, nuk ka munguar në tribunat e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku po zhvillohet ndeshja historike ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.
Ajo ka ndjekur nga afër përballjen e rëndësishme, duke publikuar edhe një fotografi në rrjetet sociale, ku shihet e veshur me fanellën e kaltër të Kombëtares së Kosovës dhe një fund të shkurtër, duke treguar mbështetjen e saj të zjarrtë për Dardanët.
Të lidhura
Kosova humb ndaj Turqisë finalen e play off, turqit në Botërorin 2026
“Le të ëndërrojmë së bashku, le të fluturojmë së bashku. Forca Kosova, forca shqipe. Fitoni për të gjithë shqiptarët”, shkroi Hygerta në mbishkrimin e fotografisë, duke u shfaqur e entuziazmuar dhe duke brohoritur për ekipin kombëtar.
Lidhja e saj me Kosovën po bëhet gjithnjë e më e fortë, sidomos pas pjesëmarrjes në spektaklin shumë të ndjekur Big Brother VIP Kosova 4, ku arriti deri në finale dhe përfundoi në vendin e pestë, duke fituar simpatinë e publikut kosovar.
Ky moment tregon pasionin e Sakos për sportin dhe identitetin kombëtar, ndërsa Kosova kërkon një fitore historike që mund ta çojë për herë të parë në Kampionatin Botëror 2026.
Të Lidhura:
- SKANDAL! Racizëm i pastër në televizion kombëtar. Hygerta tallet me lojtarin me ngjyrë: S’i lexoj dot emrin
- Kritikohet për racizëm ndaj lojtarit afrikan, reagon moderatorja
- Deklarata e Hygertës brenda ‘BBVK’: Mua të më sjellin ish-burrin, çohem e iki
- Hygerta Sako flet për papastërtinë në Big Brother: Është turp, ka njerëz që në 2026 akoma nuk lahen
