FermaVIPShowBizzz

Hyjra në fermë, Artemisa zbulon fermerët që i kanë qëndruar pranë, tregon raportin me Xhesikën

Artemisa dhe Egzoni janë hyrjet më të reja në “Ferma VIP”.

Të pyetur nga Fjoralba Ponari, se si i kanë kaluar ditët e para të qëndrimit të tyre në fermë, Artemisa është shprehur se ka pasur gjendje të ndryshme emocionale. Gjatë javës e kemi parë shumë herë të prekur aktoren. Ajo përmendi Albanon dhe Ditean si dy fermerët që i kanë qëndruar më pranë, ndërsa Xhesikën si fermeren që e ka mërzitur më shumë.

“Ka ditë që ndjehem mirë ka ditë që ndjehem keq. Ka qenë një situatë me Xhesin që nuk jam ndjerë mirë.E kam mërzitur dhe më ka mërzitur, kam vendosur që të mos mbaj 100% shpresat tek asnjë që të mos zhgënjehem si me Xhesin. Ndjehem e distancuar, jo se nuk më kanë mikpritur por mendoj se është sa për sy e faqe. Shumica mendojnë se kam hyrë me një mision dhe ma kanë thënë disa herë. Ditea është një dritë dhe ia kaloj mirë, është munduar të më njohi më shumë. Me Florin e nisa keq por tani jemi mirë. Albano më ka ndjenjur afër kur kam qenë keq. Por nuk do të toleroj më batutat, do të bëhem më e keqe dhe nuk do ta vras më mendjen”, tha Artemisa. /vizionplus.tv