Të ka ndodhur ndonjëherë të hysh në një dhomë dhe papritur të mos mbash mend pse shkove aty? Mos u shqetëso, nuk je vetëm. Dhe jo, nuk do të thotë domosdoshmërisht që ke probleme me kujtesën.
Psikologët e cilësojnë këtë dukuri si “doorway effect” dhe është më i zakonshëm sesa mendon. Kur kalon nga një ambient në tjetrin, truri yt e trajton si një “kapitull të ri” dhe mund të “fshijë” mendimet afatshkurtra.
Por nëse kjo ndodh shpesh, mund të tregojë diçka për mënyrën si funksionon mendja jote. Sipas psikologes Dr. Sanam Hafeez, njerëzit që harrojnë menjëherë pse hynë në një dhomë zakonisht kanë këto tipare:
Janë njerëz që e mbingarkojnë mendjen me mendime (overthinkers): Mendja e tyre është gjithmonë disa hapa përpara, duke planifikuar gjëra të tjera. Si rezultat, mendimi aktual “zhduket” para se të përfundojë.
Përpiqen të bëjnë shumë gjëra njëkohësisht: Truri nuk është krijuar për të bërë shumë gjëra në të njëjtën kohë. Kur kjo ndodh, detajet e vogla janë të parat që humbasin.
Janë të stresuar ose të mbingarkuar: Një mendje e lodhur apo e mbushur me mendime ka më pak “hapësirë” për të mbajtur gjëra të vogla.
Janë kreativë: Njerëzit kreativë kalojnë shpejt nga një ide në tjetrën, gjë që i bën më të prirur të “humbasin” një mendim gjatë rrugës.
Lëvizin shpejt dhe me energji: Ironikisht, edhe kur ke një qëllim të qartë, kalimi fizik nga një hapësirë në tjetrën mund të shkaktojë këtë harresë.
Jetojnë shumë në mendjen e tyre: Nëse je gjithmonë duke menduar për diçka më të madhe, truri nuk e konsideron prioritet një mendim si “shko merr gërshërët”.
Janë më të zgjuar sesa duket: Po, kjo është pjesa interesante. Kjo dukuri ndodh shpesh te njerëzit me mendje shumë aktive. Pra nuk është shenjë dobësie, por e kundërta.
Kur duhet të shqetësohesh?
Nëse harresa bëhet shumë e shpeshtë, përkeqësohet me kohën, apo shoqërohet me konfuzion, harresë të emrave apo gjërave të zakonshme, atëherë është mirë të flasësh me një mjek.
