Bota

Hyn në një apartament për të vjedhur, por ndalon të lexojë një libër dhe arrestohet

Dihet mirë se kultura shërben për të luftuar krimin, por që një libër mund të ndalojë fjalë për fjalë një hajdut është një fakt mjaft anormale.

Kështu ndodhi në fakt kur një 38-vjeçar hyri në një shtëpi në lagjen elegante Prati në Romë dhe u “rrëmbye” nga një libër.

Vëmendja e tij u përqendrua vetëm në një tekst të vendosur në komodinën e dhomës së gjumit, Zotat në gjashtë. Iliada në kohën e aperitivit”, nga Giovanni Nucci. Ai u shtri në krevat për ta lexuar.

Hajduti u arrestua nga policia e cila mbërriti pasi një 71-vjeçar, pronar i pronës telefonoi 112, dhe denoncoi praninë e një hajduti në banesë. Oficerët e ndaluan 38-vjeçarin teksa ai po lexonte librin i shtrirë në krevat. Burri kishte brenda një çantë me veshje të markave luksoze.

TS Poll - Loading poll ...



/tiranapost