ShowBizzz

Hyrje të reja në shtëpi, kush janë tre banoret që bëhen pjesë e Big Brother VIP 5

Tre banorë të rinj janë bërë pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP 5.

Edisa, Nikol dhe Efi do të jenë banorët më të rinj që do të bashkohen në shtëpi dhe do të jenë në garë për Çmimin e Madh.

Edisa ka studiuar për marketing, por shpesh e gjen veten aty ku është estetika, moda dhe fitnesi. Ajo vjen në Big Brother për të shpërndarë energji pozitive dhe thotë që merr gjithmonë atë që do.

Nikol është një fotomodele nga Korça. Është 23 vjeçe, single. Prej shumë vitesh ka jetuar në Gjermani dhe ka pak kohë që është kthyer në Shqipëri. Ajo thotë për veten se kur ka padrejtësi, është e para që flet.

Egi është lumturisht e martuar. Ajo është nënë e një djali 15-vjeçar. Ajo është shumë e dashuruar me partnerin e saj që e njeh prej vitesh. Ka studiuar në Firence për pikturë dhe është njëherazi personal-trainer.

Të Ngjashme