Lajme

Hyseni: Në këtë kohë nuk pres të ketë zhvillime të mëdha në dialog

Anëtari i PSD-së, Zgjim Hyseni, ka thënë se nuk pret që të ketë zhvillime të mëdha në dialog.

Madje ai thotë se një gjë e tillë mund të ndodhë nëse ka presion nga BE e ShBA, por beson që indikacionet tregojnë se situata është e lidhur me procesin zgjedhor në ShBA dhe Kosovë.

“Për kohën s’ka me pas zhvillime domethënëse sa i përket dialogut… Varet sa ka me pas presion nga vendet e BE-së siç janë Franca dhe Gjermania dhe SHBA. Gjithsesi pasi Lajçakut ju ka vazhdu mandati flet që traseja e dialogut vazhdon të jetë e njëjta. Procesi ka me vazhdu derisa të mbyllen zgjedhje në SHBA, eventualisht në Kosovë”, ka thënë Hyseni në emisionin “InfoNata” në Tëvë 1 .

I dërguar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka vizituar Kosovën dhe Serbinë në përpjekje për caktuar një takim në nivelin e kryenegociatorëve.

Ai tha se asnjë palë nuk është tërhequr nga marrëveshja e Brukselit, duke thënë se Serbia ka tërhequr letrën e ish-kryeministres Bërnabiq ku Serbia kishte thënë se nuk do të respektojë asnjë marrëveshje të arritur.