
1
I biri i këngëtares legjendare Shkurte Fejza, tashmë është me dy këmbët në politikë.
Arbër Behluli, i është bashkuar “PDK”-së dhe po garon për Deputet në Kuvendin e Kosovës, gjë të cilën e ka bërë të ditur në fillim të fushatës Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.
Diplomati Arbër Behluli, djali i ikonës së muzikës folklorike, këngëtares së shquar Shkurte Fejza, si dhe nipi i heroit Azem Behluli, është mirëpritur nga i pari i “PDK”-së, i cili ka zgjedhur fjalët më të zgjedhura për të.
Arbër Behluli, me një master në politikat e Bashkimit Evropian, ka ndërtuar karrierë të suksesshme edhe si ligjërues universitar, edhe si zyrtar i lartë në institucione shtetërore. Tani, ai është gati të marrë mbi vete një sfidë të re, të formësojë të ardhmen e Kosovës nga brenda Kuvendit. Ekspertiza, vizioni dhe përkushtimi i palëkundur i Arbërit ndaj shtetit dhe qytetarëve, e bëjnë atë një zgjedhje të jashtëzakonshme për këtë rol.
Behluli është zotuar se si deputet do të angazhohet për të lidhur brezat, duke siguruar që secili qytetar të kenë një zë në ndërtimin e një Kosove ma të mirë për të gjithë.
“Çdo hap që kam bërë deri sot, nga rritja në një shtëpi ku atdhedashuria ka qenë gjithmonë vlerë e pazëvendësueshme e deri te shërbimi në institucionet e vendit tonë, më ka përgatitur për këtë moment. Me besimin tuaj, si deputet i Kuvendit të Kosovës, qëllimi im është të sjell përvojën shumëvjeçare në krijimin e politikave që adresojnë sfidat reale të shtetit tonë, e posaçërisht në diplomaci”, ka thënë Arbër Behluli.
Gjatë fushates që po vazhdon, Behluli ka shpalosur vizionin e tij, duke e dëshmuar edhe një herë figurën e konsoliduar si intelektual, njeri serioz dhe vizionar.
Arbër Behluli mbanë numrin 131
@raporto24.com Djali i Shkurte Fejzës – Arbër Behluli në PDK, Memli Krasniqi: Do të formësojë të ardhmen e Kosovës nga brenda Kuvendit#pdk #aderim #djali #shkurtefejza #kosova #memlikrasniqi #drenica🦅🇽🇰🇦🇱 #skenderaj #drenas #prishtina #mitrovica #diaspora #mergimtaret #gjrrmania ♬ original sound – Raporto24.com