FermaVIPShowBizzz

I dënuar nga Agai, Albano krijoi parodinë epike, Enkel Demi: Festival i Gjirokastrës ka një talent!

 Albano u dënua nga Agai spektaklin e kaluar për arsye të mos marrjes pjesë në punët e fermës, duke e dërguar kështu tek shtëpia e fakirit.

Albano duhet të pastronte tualetet si dhe të shkundte tapetet. Gjatë punëve, fermeri ka kërkuar ndihmën e Marianës dhe Çiljetës. Me batuta, ai krijoji dhe një parodi epike. Në shtëpinë e fakirit ishin edhe Baby G dhe Xhesika, si dy fermeret më pak të preferuara.

Pjesë nga biseda:

Enkel Demi: I ka kryer punët, sidomos në 5 cm katror në fund

Sonila Meço: Sot gura jonë popullore ka mikëpritur këngëtarin e ri

Enkel Demi: Festival i Gjirokastrës ka një talent

Albano: Me siguri ti Keli nuk do jesh në juri. Unë mendoj se bëra maksimumin aq sa mundesha. Tani vendimin e di Agai.

Sonila Meço: Di të luash poker Albano? Ti ke vërtetuar shprehjen se nuk është nevoja të kesh letra të mira, por po dite ti luash mirë… e ke qarë dua të them

Armina Mevlani: Është zgjuarsi, të lumtë!

Xhesika: Albano i ka kryer punët, madje e ka kompetuar me batutat e tij. Ka vend për përmirësim. Po u bë prap fakir do i rregulloj.Unë gjumin e kam bërë rehat. U sigurova të shkoja e par se kam bezdi zhurmën. Punët që na u dhanë ishin të bukura

Baby G: Jetesë si tek fakirët. /vizionplus.tv