Lajme

I dënuar për drogë, arrestohet 34-vjeçari në Fushë Kosovë – dërgohet në vuajtje të dënimit

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person i kërkuar me urdhëresë të gjykatës.

I arrestuari ishte i kërkuar për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve dhe substancave psikotrope ose analoge.

‘’ -A.G, mashkull, 34 vjeç, i cili konform urdhëresës së gjykatës, është dërguar në vuajtje të dënimit (1vit e 150 ditë burg)’’, thuhet në njoftim.

Komunikata:

Arrestohet personi i kërkuar me urdhëresë gjykate

Policia e Rajonit të Prishtinës, po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale.

Një nga këto operacione u realizua nga zyrtarët policorë të stacionit të Fushë Kosovë, të cilët arritën të arrestojnë personin e kërkuar për Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve dhe substancave psikotrope ose analoge.

Personi i arrestuar :

-A.G, mashkull, 34 vjeç, i cili konform urdhëresës së gjykatës, është dërguar në vuajtje të dënimit (1vit e 150 ditë burg).

Të Ngjashme