ShowBizzz

I dha fund romancës me Olsin, Klea “hakmerret” ndaj Eglit!

U desh dasma e Klea Hutas dhe Elgit Dodës që Olsi Bylyku t’i jepte fund aludimeve dhe të vërtetonte se i ka dhënë fund marrëdhënies me Egli Takon. Aktori ishte i pranishëm në dasëm, por i pa shoqëruar.

Por a ka ndikuar marrëdhënia e Olsit me Eglin, në krisjen e miqësisë mes saj dhe Kleas?

Egli dhe Klea kanë qenë mikesha të mira dhe këtë e tregonin hapur edhe në rrjetet sociale përmes fotove dhe komenteve. Madje, Egli ka qenë e përfshirë edhe në organizimet në akademinë e Kleas. Por në ditën më të rëndësishme të mikeshës së saj, Egli nuk ishte e pranishmë.

TS Poll - Loading poll ...

Madje, ajo nuk ka bërë asnjë postim apo urim publik për Klean dhe Elgitin. E kjo “ftohje” mes tyre, për “rastësi” ose jo, erdhi pikërisht pasi Olsi dhe Egli u ndanë.

Tani, pyetjes së mësipërime tani jepini vetë përgjigje!