ShowBizzz

I dogji dy herë lokalet, Noizy nxjerr foton e kushëririt: U bë një besimtar ekstremist, beson se alkooli dhe muzika janë haram

Reperi i njohur Noizy ka publikuar pak më parë foto të kushëririt të tij Eraldo Musteqja, i arrestuar si autor i dyshuar i zjarrvënies së lokalit të tij.

Përmes një postimi në Instagram, këngëtari thotë se Eraldo është rritur nga familja e tij që në fëmijëri dhe se ka ndërruar fenë, ndërsa shton se tani është bërë besimtar ekstremist.

Autori, sipas Noizyt beson se në lokal nuk duhet të shitet alkool dhe se muzika është haram.

“Ky është Eraldo, i rritur nga familja ime qe në fëmijëri, Eraldo ndërroi fe, u bë një besimtar ekstremist, dhe kishte besime të forta se lokalet sduhet të shesin alkol dhe se muzika është haram. Prandaj vendosi që të bëjë atë akt terrosit.

Gjithsesi jeta vazhdon, unë dhe familja ime jemi të gjithë mirë. Uroj që Eraldo të bëhet më mirë dhe të kuptojë gabimin. Unë smund ta urrej sepse jam rrit me të, ia kam lënë në dorë Zotit dhe drejtësisë.

The beautiful @zins_durres është shumë mirë dhe përherë do të jetë mirë. Ziliqar dhe keqbërës do të ketë përherë, por varet sa i fortë qëndron ti dhe se si e menaxhon situatën. Love you lil bro”, shkruan Noizy krahas fotos që ka publikuar në Instagram.

postimi i Noizyt
postimi i Noizyt